Mickoski fton qytetarët për pjesëmarrje masive në protestën e 18 qershorit

Mosmarrja e datës për nisjen e negociatave, korrupsioni, marrveshjet në katër sy pa tender, zhvatja. Këto janë vetëm disa nga dukuritë që i përmend VMRO-DPMNE-ja, që i bënë sipas tyre Qeveria aktuale, prandaj bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 18 qershorit. Kryetari Hristijan Mickoski u bëri apel të gjitha bashkësive etnike, që të marrin pjesë në protestë dhe të bëhen zëri i ndryshimit.

 

“Çdo ditë e më larg BE-së, më shumë krim, më shumë korrupsion dhe më shumë tenderë. Erdhën me shpresë të madhe dhe premtime për përparim me BE-në, përkundrazi,  nuk ka vlerë evropiane të cilën nuk e kanë shkelur dhe porositën zhvatje, marrëveshje në katër sy, fabrika me marihuanë. Dhe kur të ju thonë se munden më mirë, ato munden vetëm më keq. Ky adresim është në emër të VMRO-DPMNE-së, por në thelb është mbipartiake, unifikuese, jopolitike, me emocion të pastër, mesazh të qartë që duhet të tingëllojë se ka ardhur ora, që heshtja në këto kohë nuk është një opsion, se është tepruar, ndërsa kufijtë e arsyes janë tejakaluar, deklaoi Mickoski. /SHENJA/

Story i mëparshëm

Kosovës i duhet drita, jo errësira…?!

Story i radhës

Nga seancat me psikolog, marrëdhënia me Donald Veshajn, tek konfliktet me ish-banorët e BBV! Egzona Rafuna i thotë të gjitha

Të fundit nga