Nga seancat me psikolog, marrëdhënia me Donald Veshajn, tek konfliktet me ish-banorët e BBV! Egzona Rafuna i thotë të gjitha

Big Brother Vip gjithë banorët që e kanë provuar si eksperiencë e kanë konsideruar si të paharrueshme.

Mirëpo izolimi për shumë muaj në një shtëpi ka edhe anët negative të saj. Në një intervistë për “Prive” ish-banorja e BBV,  Egzona Rafuna është shprehur se pas daljes përshtatja me realitetin ka qenë i vështirë madje i është dashur edhe këshillimi me një psikolog.

“Adaptimi me realitetin jashtë ka qenë shumë i vështirë. Përkundër faktit që unë kam qenë shumë gjatë, por ndoshta kam hyrë në periudhën ,më të vështirë ku edhe banorët kanë qenë edhe në limitet e tyre, ndoshta edhe ajo ka qenë arsyeja pse unë e kam përjetuar shumë rënë edhe kur kam dalë. Tani është shumë ok, ka qenë e vështirë të marr veten dhe t’i rikthehem përditshmërisë,”-ka treguar Egzona.

“Seancat në psikologë nuk mungojnë, edhe mirë që nuk mungojnë. Fatkeqësisht në rrjetet sociale i është dhënë mundësi secilit individ. Nuk kam mundur ta kuptoj kurrë rehatinë e njerëzve që hyjnë dhe bëjnë dikë të ndihen keq. Ndoshta nuk e kanë të qartë sa munden ta lëndojnë dikë me mënyrën se si shprehen. Mirë që janë zbutur pak,”-shton më tej ish-banorja.

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, moderatorja nga Kosova u përfol për një raport të afërt me Donaldin. Madje në media thuhej se ajo kishte një pëlqim për aktorin. Në lidhje me këtë ajo u shpreh se kjo nuk e kishte kuptuar pse është marrë në këtë mënyrë, pasi Donaldin e ka konsideruar si shok dhe i ka qëndruar pranë kur ishte sëmurë.

“Në një moment si të gjithë të tjerët, sepse kam qenë një shikuese e rregullt e formatit dhe i kam njohur shumë mirë secilin banorë aty, në një moment e gjeta veten që po dua të tregoj diçka nga bisedat që kemi pasur me kolegë apo shoqëri. Dhe në momentin që e pashë thashë: “Ka kamera, është informacion nga jashtë” dha kam thënë supozuar diskutojmë kur të dalim jashtë. Nuk ka të bëjë aspak me afeksionin që është, nuk ka ndodhur asnjë moment unë nuk e di pse u bë bujë aq e madhe ose ku ka qenë zanafilla e gjithë kësaj. Në periudhën kur Donaldi ka qenë i sëmurë me antibiotikë e kam parë të arsyeshme t’i qëndroj afër me aq sa kam pasur mundësi, njësoj sicc kam bërë për të tjerët. Unë Donaldin e kam shok, po, nuk kemi pasur arsye pse të jemi armiq, jam mike me secilin banor që ka zgjedhur të jetë i tillë me mua jashë. Me disa kemi bazhduar raportet, me disa jan zbehur,”-deklaroi Egzona.

Edhe moderatorja nuk kishte si t’i shpëtonte një pyetjes mbi trekëndëshin e famshëm që u krijua gjatë BBV, Bora-Donald-Beatrix. Ajo u tregua diplomatike duke deklaruar se ishte zgjedhje e tyre.

“Si ngjarje ka filluar të bëhet e besdisshme ndoshta edhe për vetë personazhet, edhe njerëzit të bëjnë disi të ndihesh keq. Zgjedhja ka qenë e secilit prej kësaj treshes që kanë pasur raportet mes tyre. Nuk e di a ka ndodhur natyrshëm, thjesht uroj që secili prej tyre të jetë mirë,”- tregon moderatorja.

Gjatë eksperiencës së tyre për muaj me rradhë, ish-banorët lidhen marrëdhënie të ngushta dashurie, por edhe miqësie me njëri-tjetrin. Disa nga këto marrëdhënie pas daljes së tyre u “shuan” shumë shpejtë, të tjera vazhduan. E pyetur se cilin nga ish-banorët nuk do të ftonte në emisionin e saj, moderatorja e ka një përgjigje.

“E di që s’do kem? Janë disa sepse…. Arjola, Triksa edhe unë me Einxhel kam pasur shumë raportte të mira brenda, por jashtë nuk jemi kontaktuar,”-përfundon Egzona Rafuna.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mickoski fton qytetarët për pjesëmarrje masive në protestën e 18 qershorit

Story i radhës

Sportistja më e mirë në Kosovë, tregon vijat trupore si asnjëherë!

Të fundit nga