Bukuroshja nga Shkupi, Mia Sterjovska ishte njëra nga 30 kunkurentet nga e gjithe Europa në spektaklin e bukurisë “Miss Europa 2022” që u mbajt në Liban respektivisht në hotel “Hilton” Bejrut.
17 vjeçarja Mia, në këtë spektakël është përzgjedhur si shoqëruesja e dytë e miss-it.
Kjo arritje dhe fitorja e titullit është më e larta e një vajze nga Maqedonia e Veriut në sferën e modelimit dhe spektakleve botërore.
Mia përndryshe është pjesë e studios së modelimit “Crnokrak”.
“Jam shumë e lumtur që përfaqësova Maqedoninë në mënyrën më të mirë të mundëshme”, është shprehur kështu Mia pas spektaklit.