MF: Mjete të siguruara nga BERZH-i për realizimin e autostradës Shkup-Bllacë dhe sistemin rajonal të menaxhimit me mbetjet e ngurta

May 18, 2022
min lexim

Mbi 200 milionë euro mjete të favorshme nga BERZH-i janë siguruar për realizimin e projektit rajonal për menaxhimin me mbetjet e ngurta dhe projektin për ndërtimin e aksit të autostradës Shkup-Bllacë. Propozim ligjet për sigurimin e mjeteve nga ky institucion financiar ndërkombëtar, të propozuara nga Ministria e Financave, u pranuan në mbledhjen e djeshme qeveritare. Marrëveshjet për realizimin e projekteve me BERZH-in, pas miratimit në Kuvendin e RMV-së, do të nënshkruhen nga Ministria e Financave dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor si dhe Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.

Me Propozim ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut për detyrimet ndaj Marrëveshjes së huasë për financimin e projektit TEN-T për autostradën nga Shkupi deri në kufirin me Kosovën, parashihet sigurimi i 167.6 milionë eurove nga BERZH-i, të cilat sigurohen me afat pagese prej 16 viteve, me grejs periudhë të përfshirë prej 4 viteve dhe normë interesi variabile dhe të përbërë prej EURIBOR gjashtëmujor të rritur për margjinë prej 1%.

Me këtë kompletohet konstruksioni financiar për realizimin e këtij projekti. Përveç mjeteve të siguruara nga BERZH-i, do të financohet edhe me grant nga WBIF-ja në vlerë prej 26.5 milionë eurove.

Qëllimi i projektit është përmirësimi i infrastrukturës rrugore në vend, gjegjësisht parashihet ndërtimi i nënaksit të dytë që i referohet pjesës tjetër të autostradës Bllacë – Shkup, ku do të përmirësohet dukshëm lëvizshmëria dhe shkëmbimi tregtar, do të përmirësohet siguria rrugore dhe do të shkurtohet koha e udhëtimit, do të rriten mundësitë për zhvillim social dhe ekonomik, si në nivel nacional poashtu edhe në atë rajonal.

Me Propozim ligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes së huasë për financimin e Projektit rajonal për mbetjet e ngurta sigurohen 55 milionë euro me afat pagese prej 15 viteve, grejs periudhë prej katër viteve dhe normë interesi – EURIBOR gjashtëmujor të rritur për margjinë prej 1%.

Qëllimi është që t’i ndihmohet vendit në zhvillimin e sistemeve rajonale të menaxhimit me mbetjet në rajonet e caktuara të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht të vendoset sistemi rajonal i menaxhimit me mbetjet në rajonin e Vardarit, Pellagonisë, Pollogut, si dhe në rajonin juglindor dhe jugperëndimor.

Ministria e Financave dhe Qeveria mbeten të përkushtuara sa i përket realizimit të projekteve infrastrukturore që do t’i përmirësojnë kushtet e jetesës së qytetarëve, por do të ndikojnë edhe mbi ekonominë. Rëndësi të veçantë ka sigurimi i mjeteve financiare për realizimin e këtyre projekteve me kushte të favorshme në kohë krize.

BERZH-i është përkrahës i konsiderueshëm i RMV-së. Me përkrahjen e këtij institucioni financiar ndërkombëtar në vend realizohen investime në sektorin hekurudhor, si dhe në infrastrukturën rrugore dhe energjetike, investime në transportin publik, stacionet e filtrimit, ndërsa ky institucion përkrah edhe sektorin privat, veçanërisht në rritjen e konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, efikasitetin energjetik dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë. BERZH-i në 30 vitet e kaluara në vendin tonë ka investuar mbi 2.2 miliardë euro në 159 projkete.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aksident në Rrugën e Kombit, dyshohet për tre të plagosur

Story i radhës

Peja – Trepça, sfidohen sërish

Të fundit nga

ShkoLartë