IZET MEXHITI 1

Mexhiti: Shqipëria ta pranojë realitetin e ri në Maqedoni, është VLEN-i me mbi 100 mijë vota dhe 10 komuna kryesore

April 28, 2026
1 minut lexim

Njëri nga liderët e VLEN dhe kryetar i komunës së Çairit, Izet Mexhiti në intervistën për “Top news” të Tiranës ka folur edhe për marrëdhëniet me drejtuesit e Shqipërisë dhe Kosovës.

Mexhiti tha se Shqipërinë e shohin përtej të djathtës dhe të majtës.

“Neve na intereson shteti shqiptarë, mundohemi të bëjmë maksimumin, zgjedhjet kanë mbaruar dhe në Maqedoni ka një realitet të ri, për VLEN kanë votuar mbi 100 mijë shqiptarë, VLEN qeveris me 10 komuna kryesore në Maqedoni”, ka thënë ai duke shtuar se Shqipëria duhet ta pranojë këtë realitet.

Ai shton se mu për këtë duan të jenë në korrelacion të vazhdueshëm me qeverinë e Shqipërisë, pa marrë parasysh preferencat që ka njëra palë apo tjetër.

“Nuk kemi alternativë tjetër, Shqipëria është edhe jona”, ka thënë Mexhiti.

Ai ka folur edhe për Kongresin e parë të VLEN-it që do të mbahet më 9 maj, ku është zgjedhur modeli i bashkëkryetarëve.

“Unë dhe Bilall Kasami do të jemi bashkëkryetarë, Bekim Sali sekretar i përgjithshëm, Mimoza Musa dhe Bekim Qoku nënkryetarë. Për këtë janë duke punuar organet e punës”, ka thënë Mexhiti.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rina balaj zbulon daten e publikimit te kenges se re 69f048c2a41a0
Lajmi i mëparshëm

Rina Balaj zbulon datën e publikimit të këngës së re

Të fundit nga

ShkoLartë