mexhiti promovon bartesin e listes per keshilltare per komunen e cairit doktorin dhe aktivistin e sektorit civil muhamed murtezi 68b172da6f499

Mexhiti promovon bartësin e listës për këshilltarë për Komunën e Çairit, doktorin dhe aktivistin e sektorit civil Muhamed Murtezi

August 29, 2025
1 minut lexim

Shkup, 29 gusht – Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka prezantuar emrin e bartësit të listës për Këshillin Komunal, Dr. Muhamed Murtezi,

Në një video postim në rrjetet sociale Mexhiti ka shkruar: Sot dua të prezentoj bartësin e listës së këshilltarëve të VLEN për Komunën e Çairit, doktorin, intelektualin, aktivistin e shoqërisë civile dhe njeriun me vlera të larta, Muhamed Murtezin. Bashkë drejt fitores së madhe. Vetëm për ty Çair, ka shkruar Mexhiti.

Po kush është Muhamed Murtezi? I lindur dhe rritur në Shkup. Studimet i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë në Univerzitetin e Prishtinës, ndërsa masterin në Univerzitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, në Fakultetin Filozofik, Drejtimi ‘Studime Evropiane për Integrim’. Që ngaviti 1991 është pjesë aktive e shoqërisë civile. Ka qenë Kryetar i Lidhjes së Rinisë Islame, Shoqatës së Botuesve Shqiptarë dhe Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional. Po ashtu, Kryeredaktor i
revistës edukative e kulturore VEPRA dhe Kryeredaktor i revistës ndërkombëtare shkencore CENTRUM. Bashkëthemelues dhe Drejtor i Shtëpisë Botuese “Furkan ISM”.

Për zgjedhjet lokale të tetorit është kyçur për herë të parë në veprimtarinë partiake politike. Është bartës i listës së këshilltarëve të VLEN-it për Komunën e Çairit dhe kandidat për Kryetar të Këshillit. Qëllimi i angazhimit të tij politik është dhënia e kontributit pozitiv dhe lënia e një gjurme të mirë edhe në këtë fushë.

Vizioni ynë, bashkë me kryetarin e ardhshëm të Çairit, Izet Mexhiti, është një Çair më i bukur, më i pastër, më i sigurt. Edukim dhe arsim më cilësor, kulturë e sport më të zhvilluar, jetë më e mirë e më dinjitoze. Sepse banorët e Çairit e meritojnë këtë dhe unë besoj se kjo është e arritshme me vullnet të mirë, përkushtim të madh dhe punë të ndershme. Prandaj e kërkojmë mbështetjen tuaj me 19 tetor. Për Çairin tonë, kështu është shprehur Murtezi.

Burimi: zhurnal.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

VETURA 2
Lajmi i mëparshëm

Toshkovski: Nga 1 janari 2026 dënime me burg dhe konfiskim i përhershëm i veturave për shkeljet e regjistruara nga kamerat

HELIKOPER ZJARRE MAQEDONI
Lajmi i radhës

Shuhet zjarri në Cerovë, katër zjarre janë ende aktive

Të fundit nga

KQZ: Përfundon 84.31% e numërimit

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më 10 qershor 2026 në orën 23:56 janë procesuar 2,106 nga gjithsej 2,498 vendvotime, që përbën 84,31% të numrit të përgjithshëm.

Taylor Swift sjell glamur në Hollywood

Taylor Swift doli në tapetin e kuq me një prezencë që tërhiqte menjëherë vëmendjen, si gjithmonë e kontrolluar deri në detajin e fundit, por këtë herë me një nuancë më të butë
ShkoLartë