HELIKOPER ZJARRE MAQEDONI

Shuhet zjarri në Cerovë, katër zjarre janë ende aktive

August 29, 2025
1 minut lexim

Aktive janë katër zjarre në hapësirë të hapur, të cilat janë nën kontroll të plotë ose të pjesshëm, ndërsa tërësisht është shuar zjarri i cili shpërtheu dje në territorin e komunës së Zhelinës, në hyrje të fshatit Cerovë dhe në orët e mbrëmjes është zgjeruar në drejtim të vendit Karpallak afër autostradës Shkup-Tetovë, informojnë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH).

Në shuarjen e zjarrit në Zhelinë janë përfshirë Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Tetovë dhe Brigada e Zjarrfikësve e Qytetit të Shkupit.

Nga DMSH dërgojnë falënderim për zjarrfikësit e Shkupit dhe Tetovës të cilët, siç theksojnë, në kushte të natës arritën ta shuajnë këtë zjarr të madh i cili në disa pjesë është zhvilluar në terren vështirë të arritshëm.

Gjatë ditës së djeshme plotësisht janë shuar 29 zjarre në hapësirë të hapur.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti promovon bartesin e listes per keshilltare per komunen e cairit doktorin dhe aktivistin e sektorit civil muhamed murtezi 68b172da6f499
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti promovon bartësin e listës për këshilltarë për Komunën e Çairit, doktorin dhe aktivistin e sektorit civil Muhamed Murtezi

e ngarkuara me pune e shba ne tirane zhvillon takim ne kryeministri 68b174d52883e
Lajmi i radhës

E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë zhvillon takim në Kryeministri

Të fundit nga

Protesta në Tiranë shënon ditën e 93-të

Protestues dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sërish sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 93-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë. Tubimi nisi fillimisht në sheshin

Penko” hap dyert për nxënësit nga Çairi

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani ka njoftuar se është arritur marrëveshje për pranimin në klasë të parë të nxënësve nga Çairi të cilët kanë vendbanim në afërsi të objektit të Shkollës Fillore
ShkoLartë