mexhiti pati kritika per rrugen shkup bllace rustemi duhet respektuar vendimet e profesionisteve dhe te eksperteve 66eaad9cac1f8

Mexhiti pati kritika për rrugën Shkup-Bllacë, Rustemi: Duhet respektuar vendimet e profesionistëve dhe të ekspertëve

September 18, 2024
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti pati kritika për rrugën Shkup-Bllacë që sipas tij, duhej të ndërtohej në pjesën e lumit Lepenc ndërsa për tunelet, tha se rrit koston por edhe ngadalëson punimet, e për këtë, ish-drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi tha se duhet respektuar vendimet e ekspertëve dhe profesionistëve, nuk është drejtori ai që vendosë.

“Ne duhet të respektojmë vendimet e profesionistëve, të ekspertëve, unë nuk e kam zgjedhë trasenë si drejtor i “Rrugëve Shtetërore”. Kur bëhet përcaktimi i trasesë, së pari zgjidhet projektuesi. Projektuesi është i zgjedhur nga Komisioni Evropian, projektuesi i këtij projekti Shkup-Bllacë është Hilli amerikan që është zgjedhur nga Komisioni Evropian dhe është grand i tyre për projektimin e 12 kilometrave të autostradës. Kur zgjidhet projektuesi, detyrat e projektimit nuk i përcakton NP “Rrugët Shtetërore”, po i përcaktojnë ekspertët, konsulentët. Konsulentët e NP “Rrugët Shtetërore” është Fakulteti i Ndërtimtarisë, që profesorët e këtij fakulteti paraqesin detyrat e projektimit që në bazë të këtyre, bëhet zgjedhja e trasesë”, tha Ejup Rustemi

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

musliu shoshi informone glaukun qe dialogu nuk eshte ne arkivol po me i forte se kurre 66eaad97a6c9e
Story i mëparshëm

Musliu-Shoshi: Informone Glaukun që dialogu nuk është në arkivol po më i fortë se kurrë

lamtumire toto schillaci humbi betejen me semundjen e rende 66eaaefea4dff
Story i radhës

Lamtumirë Toto Schillaci! Humbi betejën me sëmundjen e rëndë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë