mexhiti panairi i pare i librit shqip ne shkup do te behet tradite e perhershme kulturore 6a2186a13773e

Mexhiti: Panairi i parë i librit shqip në Shkup do të bëhet traditë e përhershme kulturore

June 4, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëherësh bashkëkryetar i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka shpallur të hapur Panairin e Parë të Librit Shqip në Shkup, duke e cilësuar këtë ngjarje si një moment historik për kulturën shqiptare dhe promovimin e gjuhës shqipe.

Në fjalimin e tij para autorëve, botuesve, studiuesve dhe dashamirëve të librit, Mexhiti tha se për herë të parë Shkupi po bëhet pikëtakim i fjalës së shkruar, mendimit krijues dhe kujtesës kolektive shqiptare.

“Libri ka qenë gjithmonë udhëtimi më i sigurt i një kombi. Ai i ka mbijetuar kohëve të vështira, kufijve, ndalimeve dhe harresës. Aty ku mungonin urat, libri ndërtonte lidhje, ndërsa aty ku mungonte zëri, libri fliste”, theksoi Mexhiti.

Mexhiti ka vlerësuar se panairi nuk është vetëm një ngjarje kulturore, por edhe një dëshmi e gjallë e fuqisë së gjuhës shqipe, e cila sipas tij vazhdon të jetojë, të krijojë dhe të kapërcejë kufijtë e kohës.

Duke folur për rëndësinë e librit në historinë kombëtare, Mexhiti përmendi veprat dhe autorët që kanë lënë gjurmë në identitetin shqiptar, nga Gjon Buzuku e Naim Frashëri, deri te Gjergj Fishta, Migjeni, Ismail Kadare, Ali Podrimja dhe Esat Mekuli.

“Libri është kujtesë, por edhe vizion. Një shoqëri që lexon është një shoqëri që di të ndërtojë të ardhmen e saj”, u shpreh ai.

Në fund të fjalës së tij, Mexhiti bëri të ditur se Panairi i Librit Shqip në Shkup nuk do të mbetet një aktivitet i vetëm, por do të shndërrohet në një traditë të përhershme kulturore që do të zhvillohet çdo vit.

“Me këtë bindje, shpall të hapur Panairin e Parë të Librit Shqip në Shkup dhe më vjen mirë t’ju njoftoj se kjo ngjarje do të kthehet në një traditë të përhershme kulturore, që do të rritet vit pas viti, bashkë me dashurinë tonë për librin dhe dijen”, deklaroi Mexhiti.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kylie jenner relaksohet ne plazh dhe shfaq linjat e saj ne bikini 6a2183ff8ac3a
Lajmi i mëparshëm

Kylie Jenner relaksohet në plazh dhe shfaq linjat e saj në bikini

kovacev shkupi te ndaloje se perdoruri bullgarine si justifikim ata e dine shume mire se cfare duhet te bejne 6a2187f5bdc59
Lajmi i radhës

Kovaçev: Shkupi të ndalojë së përdoruri Bullgarinë si justifikim, ata e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë

Të fundit nga

FSK në konferencën e NATO-s në Gjermani

Në Konferencën e 22-të Ndërkombëtare të Liderëve të Lartë të Nënoficerëve Senior (ICC 2026), që po mbahet në Shkollën e NATO-s në Oberammergau të Gjermanisë, po merr pjesë Rreshteri Major i Forcës
ShkoLartë