kovacev shkupi te ndaloje se perdoruri bullgarine si justifikim ata e dine shume mire se cfare duhet te bejne 6a2187f5bdc59

Kovaçev: Shkupi të ndalojë së përdoruri Bullgarinë si justifikim, ata e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë

June 4, 2026
1 minut lexim
2023 04 kovacev png

Eurodeputeti bullgar, Andrej Kovaçev nga grupi i Partive Popullore Evropiane, pas mbledhjes së djeshme të Komitetit të Punëve të Jashtme (AFET) në Parlamentin Evropian, në të cilën u miratua raporti i raportuesit për Maqedoninë, Thomas Waitz mbi përparimin e vendit, deklaroi se është koha që Shkupi të ndalojë së përdoruri “fqinjin e keq lindor” si justifikim dhe t’ia kalojë përgjegjësinë Bullgarisë.

“Jam i bindur se në Shkup e kuptojnë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë, të fillojnë zbatimin e kornizës negociuese që e kanë miratuar vetë dhe që është baza e rrugës së tyre evropiane. Është koha të ndalojnë së përdoruri “fqinjin e keq lindor” si një justifikim të përshtatshëm dhe të zhvendosin përgjegjësinë e tyre mbi Bullgarinë.

E vërteta është e qartë, nuk ka veto nga Bullgaria. Ekzistojnë kushte evropiane, të dakordësuara dhe të pranuara nga të gjitha shtetet anëtare, përfshirë vetë Maqedoninë e Veriut.

Derisa të përmbushen këto detyrime, nuk mund të ketë përparim drejt anëtarësimit. Jo për shkak të Bullgarisë, por për shkak të refuzimit të qeverisë në Shkup për të zbatuar detyrimet që ka ndërmarrë”, tha Kovaçev pasi Komisioni votoi për raportin e progresit për Maqedoninë.

Ai tha se integrimi evropian kërkon reforma, zbatimin e detyrimeve të marra përsipër dhe respektimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. përcjell Zhurnal.mk .

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mexhiti panairi i pare i librit shqip ne shkup do te behet tradite e perhershme kulturore 6a2186a13773e
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Panairi i parë i librit shqip në Shkup do të bëhet traditë e përhershme kulturore

Të fundit nga

FSK në konferencën e NATO-s në Gjermani

Në Konferencën e 22-të Ndërkombëtare të Liderëve të Lartë të Nënoficerëve Senior (ICC 2026), që po mbahet në Shkollën e NATO-s në Oberammergau të Gjermanisë, po merr pjesë Rreshteri Major i Forcës
ShkoLartë