IZET MEXHITI 10

Mexhiti në Top Tema: Bujar Osmani jeton në ndërtim pa leje dhe nuk ka të drejtë morale të flasë për këtë temë

October 14, 2025
1 minut lexim

Në debatin e parë ballë për ballë me kundër kandidatin e tij nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, në emisionin “Top Tema” në Televizionin Tellma, kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, hodhi akuza ndaj Osmanit, duke e quajtur “pa kredibilitet moral” për të folur mbi çështjen e ndërtimeve pa leje.

“Çështja e ndërtimeve pa leje nisi para fushatës, e dirigjuar nga Danella Arsovska, LEVICA dhe të tjerët, që synonin ta ndihmojnë kandidatin e tyre, në këtë rast Bujar Osmanin. Komuna e Çairit është e gjashta në Shkup për nga numri i ndërtimeve pa leje dhe ligji është respektuar deri në fund. Nuk ka legalizime të paligjshme në Çair, si në Saraj tek kolegu i tij. Hotele dhe apartamente ka në Vodno, jo në Çair, Bujari i ka ngatërruar gjërat,” deklaroi Mexhiti.

Mexhiti e akuzoi Osmanin për hipokrizi, duke thënë se vetë jeton në një ndërtim pa leje, ndërsa pretendon të flasë për legalizime e ndërtim të paligjshëm.

“Nëse qytetarëve me të ardhura të ulëta u kemi lejuar të ndërtojnë për nevoja jetike, Bujari, që ka qenë ministër gjithë këto vite, jeton vetë në ndërtim pa leje. Kur flet për korrupsion, ai është i fundit që mund të përmendë këtë temë, mori nofkën ‘Pacienti’ për aferën në gjinekologjinë e Çairit dhe si udhëheqës në OSBE për një ditë harxhoi një milion euro për vetura me qira,” theksoi Mexhiti.

Kandidati i VLEN-it i kërkoi Osmanit të tregojë moral politik dhe mos t’i ik përgjegjësisë. Mexhiti gjithashtu tha se nuk po flet për shtëpinë e babait të Osmanit në lagjen Serovë, por për atë në Fushë Topane që e ke ndërtuar vetë dhe e ke legalizuar për vetëm 1 euro. Mexhiti e pyeti direkt, a do të nisësh prej shtëpisë tënde t’i rrënosh ndërtimet pa leje?”

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI 9
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Bujar Osmani dhe BDI po e mbajnë peng Shkupin përmes ndërmarrjeve publike! Këta njerëz nuk mund t’i ofrojnë ardhmëri Çairit!

fisnik mela dibres do tia kthejme shkelqimin dhe namin qe meriton 68eea5155895f
Lajmi i radhës

Fisnik Mela: Dibrës do t’ia kthejmë shkëlqimin dhe namin që meriton

Të fundit nga

A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

Gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar në disa media raportime lidhur me një koncert të Nora Istrefit të planifikuar në Chicago, ku janë ngritur pikëpyetje rreth organizimit të tij dhe disa pagesave të
ShkoLartë