gjendet i pajete ne tende nje 58 vjecar kishte shpallur greve urie perpara universitetit ne rome 6b04ba1e72c3d

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 24, 2026
1 minut lexim

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Romë të Italisë, ku një 58-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një tende të ngritur përpara Universitetit “La Sapienza”.

Viktima është identifikuar si Alessandro Ingusci, një person pa banesë të përhershme, i cili kishte zgjedhur të qëndronte në një tendë pranë sheshit të universitetit.

Sipas raportimeve paraprake, 58-vjeçari dyshohet se ka pësuar një gjendje të rënduar shëndetësore, e cila rezultoi fatale. Ingusci ishte në ndjekje të shërbimeve sociale. Ai kishte lënë edhe një mesazh në tabelën e një salle të Fakultetit të Fizikës, ku njoftonte se kishte nisur një grevë urie.

Në shënimin e tij, ai kishte bërë të ditur gjithashtu se ishte regjistruar në vitin e parë të studimeve në këtë fakultet dhe se kishte një shkallë invaliditeti prej 50%.

Pas konstatimit të vdekjes, në vendngjarje mbërritën efektivët e Policisë së Shtetit dhe specialistët e policisë shkencore, të cilët kryen këqyrjen dhe veprimet përkatëse hetimore.

Trupi i pajetë i 58-vjeçarit është vënë në dispozicion të mjekut ligjor, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten për t’u sqaruar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

32 vite hasmeri nga vrasja e enver isufajt te ekzekutimi i selami hasanit historia e gjakmarrjes ne fier flet gazetari 6b04b9dbeae2c
Lajmi i mëparshëm

32 vite hasmëri, nga vrasja e Enver Isufajt te ekzekutimi i Selami Hasanit, historia e gjakmarrjes në Fier, flet gazetari

bore e perzier me shi ne rruget e maqedonise se perendimit paralajmerohen edhe rreshqitje guresh 6b04ba7217835
Lajmi i radhës

Borë e përzier me shi në rrugët e Maqedonisë së Perëndimit, paralajmërohen edhe rrëshqitje gurësh

Të fundit nga

ShkoLartë