Rrugët shtetërore sonte janë kryesisht të lagështa, ndërsa në disa zona më të larta të Maqedonisë së Perëndimit ka mbetje të borës së përzier me shi.
Nga NP “Makedonijapat” njoftojnë se ekipet kujdestare kanë intervenuar dhe kanë sanuar gjendjen në terren. Megjithatë, në disa segmente ka ende mbetje bore.
Të gjitha rrugët janë të kalueshme. Por autoritetet paralajmërojnë për mundësi të rrëshqitjeve të vogla të gurëve në segmentet që kalojnë nëpër gryka dhe prerje malore.
“Makеdonijapat” apelon te drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes, të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës.
Burimi: lajmpress.org


