FB IMG 1766154934414

Mexhiti: Mbështetja për arsimin turk, dëshmi e shoqërisë sonë shumetnike

December 19, 2025
1 minut lexim

Me rastin e Ditës së Arsimit Turk, në Shkollën Fillore “Tefeyyuz” në Çair u organizua një aktivitet solemn kushtuar rëndësisë së arsimit në gjuhën amtare dhe rolit të tij në ruajtjen e identitetit kulturor. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njëherësh një nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN.

Mexhiti theksoi se Shkolla Fillore “Tefeyyuz” përfaqëson një institucion me traditë të gjatë në arsimin në gjuhën turke, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin arsimor dhe shoqëror të bashkësisë etnike turke në Maqedoninë e Veriut.

“Sot përcollëm mesazhin e respektit, barazisë dhe bashkëjetesës, duke riafirmuar përkushtimin institucional për mbështetjen e arsimit në gjuhën amtare si vlerë e përbashkët e shoqërisë sonë shumetnike”, ka thënë Mexhiti.

Mexhiti më tej ka theksuar se respektimi dhe avancimi i arsimit në gjuhën amtare për të gjitha bashkësitë etnike mbetet një nga shtyllat kryesore të barazisë dhe kohezionit shoqëror, si dhe një angazhim i përbashkët për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

urdherese per ndalimin e perdorimit te mjeteve piroteknike ne vushtrri 69455d968e085
Lajmi i mëparshëm

Urdhëresë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në Vushtrri

keshilli i mandateve per ballukun bardhi flet pas mbledhjes kycen usb ne per ti dhene alibi te pandehures 694571349f8f0
Lajmi i radhës

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi flet pas mbledhjes: Kyçën USB-në për t’i dhënë alibi të pandehurës

Të fundit nga

Shkëmbi bie mbi njerëz në Turqi

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas rënies së një shkëmbi në rajonin Kapadokia në Turqi. Sipas autoriteteve vendore, aksidenti ndodhi pas reshjeve të dendura të shiut që

Putini: Elon Musk është gjeni

Elon Musk është “gjeni i vërtetë”, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën teksa ka shpalosur se të dy janë në kontakt “të afërt” për teknologjinë e satelitëve. Deklarimi u bë
ShkoLartë