Mexhiti: Jokeri i Artanit, Përparim Bajrami ka themeluar ortakllëk bullgar në Megawin

November 7, 2024
1 minut lexim

“Luftën me nëntokën e Bullgarisë dhe Sërbisë të instaluar thellë në industrinë e lojërave të fatit nga Artan Grubi dhe piunët e tij, nuk mund ta ndalojnë me akuza të paqëna e me shpifje”, kështu ka reaguar zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti pas akuzave të BDI-së se pikërisht Mexhiti dhe Taravari janë vënë në shërbim të plotë monopolit të kompanisë private serbo-bulgare dhe drejtorit të Lotarisë Aleksandar Klimovskit në industrinë e bixhozi.

Sipas Mexhitit dirigjenti Grubi, përmes hallexhiut Kreshnik Bekteshi, sot paraqiti disa gënjeshtra dhe bëri akuza qesharake, të cilat tani do ti shërbejnë si një autogol.

“I mësuar me keqpërdorime e intriga, croupier-i i ruletit të Llotarisë mendon se gënjeshtrat që i publikon përmes portaleve të tij populli do t’i besojë. Po ua prezantoj kontratën e nënshkruar ndërmjet Llotarisë shtetërore dhe kompanisë së nëntokës bullgare Megawin: në të qëndron nënshkrimi i joker-it të Artanit- pra, Përparim Bajrami! Me këtë kontratë pra, pikërisht Përparim Bajrami ka themeluar ortakllëk bullgar në Megawin”, ka bërë të ditur Mexhiti.

Siç shto ai e kupton shqetësimin e tyre meqë këto pazare të pista sipas Mexhitit po shkojnë në histori, e bashkë me to edhe provizionet e majme që ishin mësuar t’i merrin si shpërblim për shkatërrimin e rinisë me bixhoz e kumar.

“Për fund: nga viti 2017 deri në vitin 2024 janë ndërruar disa qeveri: herë ka qeverisur VMRO-ja e herë LSDM-ja. Vetëm BDI-ja ka qenë konstantë nëpër të gjitha qeveritë. Pra, BDI e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit ka bërë marrëveshje me mafinë e bixhozit, dhe jo vetëm që nuk e ka ndaluar, por e ka fuqizuar edhe më shumë kumarin në shoqërinë tonë”, ka shtuar Mexhiti.

Poashtu Mexhiti paralajmëroi eksponentët e BDI-së se çdonjëri do të jep përgjegjësi.

“Prandaj, kur flisni për mafinë e bixhozit që na e instaluat në shoqëri e në mendësi, përgjegjësinë morale kërkojeni në mesin tuaj. E përgjegjësia penale do të vijë shumë shpejtë”, përfundoi Mexhiti.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ndërron jetë edhe një vajzë 5-vjeçare në Klinikën e Fëmijëve – rasti i tretë për një muaj!

Story i radhës

Biden garanton se do të ketë transferim paqësor të pushtetit

Të fundit nga

OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim

Dhjetë organizata të shoqërisë civile kanë paraqitur kallëzim penal kundër personave të panjohur në BIA dhe polici për përgjimet. Kjo sipas dyshimeve se telefonat e aktivistëve dhe gazetarëve janë “infektuar” me softuerin
ShkoLartë