Mexhiti i gatshëm për të ndihmuar komunat e Sarajit dhe Tearcës

October 18, 2024
1 minut lexim

Shkup, 18 tetor – Në mesin e komunave që nuk iu pranuan projektet nda ndihma prej 100 milionë eurove nga qeveria për pushtetin lokal janë edhe komunat e Sarajit dhe Tearcës, që drejtohen nga kuadro të BDI-së. Në intervistë për TV21, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti siguron se aspak nuk i ndajnë komunat në baza partiake. Shpreh edhe gatishmëri për t’i ndihmuar për përgatitjen e projekteve, andaj edhe është zgjatur afati i aplikimit edhe për 1 muaj që qytetarët të mund të përfitojnë nga këto projekte.

“Duke i ditur kapacitetet e komunave rurale në këtë rast Saraji dhe Tearca ne si ministri do të jemi në shërbim edhe me çështje kadrovike edhe përgatitjen e projekteve edhe për t’i ndihmuar pra që edhe ato t’ia dalin me sukses dhe të përfitojnë sepse për ne nuk është me rëndësi kush janë kryetarët e komunave, për ne me rëndësi është që edhe banorët e Tearcës dhe Sarajit të përfitojnë dhe të zgjidhen problemet e tyre dhe të kenë infrastrukturë më të mirë dhe të kenë një standard më të mirë jetësor”, tha Mexhiti.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Activision thotë se ka adresuar një hakim të sistemit kundër hileve në Call of Duty

Story i radhës

Saraji dhe Tearca dështuan të marrin mjete / Mexhiti i gatshëm për t’i ndihmuar, thotë se s’ka ndarje në baza partiake

Të fundit nga

ShkoLartë