IMG 9964

Mexhiti: Gratë janë forca lëvizëse e ndryshimit në Çair (FOTO)

September 20, 2025
1 minut lexim

Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti sot zhvilloi një takim frytdhënës me Forumin e Gruas të VLEN-it në Çairin e Vjetër. Në këtë bashkëbisedim u theksua roli i pazëvendësueshëm i grave, të cilat mbajnë mbi supe barrën e përditshme të familjes, arsimit dhe sfidave të infrastrukturës, por shpesh mbeten të padukshme në proceset e vendimmarrjes.

Mexhiti u shpreh i vendosur për të ndryshuar këtë realitet, duke theksuar se përfshirja e grave është çelësi për një udhëheqje të drejtë, të ndershme dhe të përgjegjshme për Çairin.

“Kur gratë janë të pranishme në tryezën e vendimmarrjes, ndryshon gjithçka, prioritetet, mënyra e të menduarit dhe rezultatet për shoqërinë,” ka thënë Mexhiti, duke nënvizuar se angazhimi i tij është të bëjë Çairin një vend ku gratë jo vetëm dëgjohen, por edhe udhëheqin.

Sipas Mexhitit takimi i sotëm në Çairin e Vjetër është edhe një dëshmi e angazhimit për një Çair modern, me barazi dhe drejtësi shoqërore, ku zëri i gruas zë vendin që i takon. Ky është një tjetër hap i qartë drejt ndërtimit të një të ardhmeje të barabartë për të gjithë qytetarët e Çairit.

IMG 9965

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia rrugore tirane 169 gjoba per drejtuesit e mjeteve dhe monopatinave 68ceca348332f
Lajmi i mëparshëm

Policia Rrugore Tiranë: 169 gjoba për drejtuesit e mjeteve dhe monopatinave

tre shqiptare te kosoves nuk ia dolen me bayern munihun harry kane shenon tre gola 68ceca9509f03
Lajmi i radhës

Tre shqiptarë të Kosovës nuk ia dolën me Bayern Munihun! Harry Kane shënon tre gola

Të fundit nga

ShkoLartë