Meta rikthen llogaritë e Trump në Facebook dhe Instagram

Meta njoftoi se do ti japë fund dëbimit të ish presidentit Amerikan Donald Trump nga platformat e saj Facebook dhe Instagram. Por kompania thotë se ka vendosur kushte për rikthimin e tij.

Trump u dëbua nga Instagram dhe Facebook pas protestët të 6 Janarit 2021 në Capitol. Kompania asokohe argumentonte se dëbimi u bë për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme që u krijuan.

Trump u dëbua pa afat por Bordi i Mbikëqyrjes së rrjetit social rekomandoi vendosin e një limiti kohor dhe u përcaktua për 2 vitet e ardhshme.

Për të parandaluar përsëritjen e një sjelljeje të ngjashme që çoi tek dëbimi, Meta do ti qaset llogarisë së Trump ndryshe. Kompania thotë se publiku duhet të dëgjojë atë çfarë politikanët thonë në mënyrë që të bëjnë zgjedhjet e duhura.

Trump do të jetë subjekt i të njëjtave rregulla si të gjithë përdoruesit e tjerë. Kjo do të thotë se rikthimi i Trump në platformë mund të mos jetë i përhershëm dhe do të varet nga sjellja e tij. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Ëndrrat bëhen realitet!”/ Aktori i njohur bëhet baba për herë të parë në moshën 52-vjeçare

Story i radhës

​Dr. Narqize Arenliu-Hoxhaj emërohet U.D. e ShSKUK-së

Të fundit nga