Meta për Bujqësinë: Shqipëria do të jetë fuqi eksportuese

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me Sekretarin për Çështjet e Bujqësisë, Edmond Panariti kanë prezantuar  Programin e PL për Bujqësinë, si një nga pesë prioritet për 4 milion shqiptarë plus.

Meta tha se  përmes masave konkrete dhe realiste Shqipëria jo vetëm që do të plotësojë nevojat e brendshme, por do të kthehet edhe në një fuqi eksportuese.

Ai është shprehur se shembull për t’u ndjekur është Maqedonia e Veriut, ku thekson se programi i PL reflekton edhe disa mangësi që janë vërenjtur atje.

Meta: PL ka një prioritet madhor mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë. Përmes masave konkrete dhe realiste, jemi të bindur që Shqipëria shpejt do të jetë fuqi ekspertuese në këtë drejtim. Jo vetëm që do të plotësojë nevojat e brendshme, por njëkohësisht do të ketë rezultat spektakolar sa i përket eksporteve.

Tërësisht e mundur, kur shohim atë që ka ndodhur më Maqedoni. Programi ynë reflekton edhe disa nga mangësitë  e verenjtura atje dhe është i përqendruar në mënyrë efikase për të mbështetur çdo kontribut që të shndërrohet në  një  arritje të mirëqenies të atyre që punojnë në këtë sektor.

Në mënyrë që të mos largohen nga tokat që janë zbrazur, në veçanti për shkak të braktisjes së mbështetjes së bujqësisë dhe blegtorisë. Edhe të rintegrojmë sa më shumë bashkëatdhetarë që janë larguar nga vendi dhe kanë lënë djerr tokat tona të begata sepse këtu ata diskriminohen.

Bujqësia dhe blegtoria është një programet kryesore të PL, për shpopullimin e vendit. Eshtë edhe një shërbim që i bëhet dominimit të tregut nga importet dhe një grupi importuesish që lidhen me kryeministrin aktual.

Në dolëm sot dhe bëmë publike disa objektiva konkrete, në mënyrë  që të tërheqim edhe më shumë vëmendjen drejt këtij prioritete dhe kërkojmë që të gjithë të japin mendimin e tyre në lidhje me këtë çështje.

Story i mëparshëm

DASH goditi rëndë strukturat ilegale dhe Listën Serbe, shpjegojnë se si qeveria…

Story i radhës

Kush është shefi kur bëhet fjalë për mbrojtjen: NATO apo BE?

Të fundit nga