DASH goditi rëndë strukturat ilegale dhe Listën Serbe, shpjegojnë se si qeveria…

Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të ndikuar te komuniteti serb dhe goran në Kosovë.

Ky është një nga konkluzionet ku në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për vitin 2023 çmaskohet mënyra se si Qeveria e Serbisë përmes strukturat paralale të paligjshme dhe korrierëve të licensuar të tyre politik – Listën Serbe – vazhdon të ndikojë, kontrollojë dhe dirigjojë komunitetin serb kundër pjesëmarrjes në jetën institucionale të Kosovës.

Në kapitullin “Liria për Pjesëmarrje në Procese Politike” s’do shumë që “Liria dhe Pjesëmarra” nuk është as-liri-as-pjesëmarrje (për të funksionalizuar një frazëbërje prej Volterit).

“Qeveria serbe vazhdoi të operojë struktura të paligjshme paralele qeveritare në zonat me shumicë serbe të Kosovës dhe në zonat e banuara kryesisht nga komuniteti goran i Kosovës. Qeveria serbe shpesh i përdorte këto struktura për të ndikuar në komunitetet serbe dhe gorane të Kosovës dhe përfaqësuesit e tyre politikë”, thuhet në raport.

Në pjesën e “Abuzimeve ose Parregulsive në Zgjedhje dhe Pjesëmarrje Politike” saktësohet barriera e madhe për çfarëdo pluralititeti politike në mesin e komunitetit serb; e ku qëndron pezull në ajr Lista Serbe – “parti kjo afërsisht e lidhur me qeverinë serbe”.

“Vëzhguesit ndërkombëtarë dhe të pavarur, si dhe përfaqësuesit e grupeve të pakicave etnike raportuan shqetësime në lidhje me mungesën e konkurrencës në zonat serbe të Kosovës dhe vunë në dukje presion dhe frikësim brenda komuniteteve pakicë etnike për të mbështetur partitë e rreshtuara me Listën Srpska, një parti e lidhur ngushtë me qeverinë serbe”.

Krahas kësaj – “të qënit të afiliuar me Listën Serbe” – vazhdon raporti, komuniteti serb shpesh e gjen veten të kushtëzuar në vetë të qënit eligjibil për të marrë edhe shërbime bazike qeveritare, shoqërore e madje edhe punësimi.

Ndërkaq sa i përket pluraliteti – ose të bërit karshillëk Listës Serbe – kjo gjë, gjer më tash, në raportin e DASh nuk evidentohet, dhe për arsyet e njëjta.

“Përkatësia partiake shpesh luante një rol në aksesin në shërbimet qeveritare dhe mundësitë sociale dhe punësimi. Perspektivat për partitë opozitare në zonat serbe të Kosovës mbetën të kufizuara, megjithatë, për shkak të presionit të raportuar dhe taktikave të frikësimit për të ndikuar tek serbët e Kosovës që të mbështesin Listën Srpska”.

Kujtojmë se Shtetete e Bashkuara ka qysh në fund të vitit 2021 që kanë vendosur në Listë të Zezë kryetarin faktit të Listës Serbe, Millan Radojiçiqin, dhe partnerin e tij të madh biznesor, Zvonko Veselinoviq, për çështje korrupsioni të lartë.

Radojçiq në anën tjetër pas organizimit të sulmit paraushtarak dhe terrorist në Banjskë të Zveçanit vazhdon të jetë i lirë në Serbi, si një njeri tejet i afërt dhe me peshë në kastën e pushtetit të regjimit të Beogradit.

Radojçiq – ndonëse ‘i dorëhequr’ nga posti i Nënkryetarit të Listës Serbe – vazhdon të jetë udhëheqësi i padiskutueshëm i kësaj partie; ku as një punësim ose diçka që ka të bëjë me strukturat paralele ilegale serbe nuk kalon pa miratimin e tij.

Story i mëparshëm

FFK: Futbolli është argëtim, jo vend për kërcënime e dhunë! 

Story i radhës

Meta për Bujqësinë: Shqipëria do të jetë fuqi eksportuese

Të fundit nga