Kompania mëmë e Facebook, Meta, pranoi të paguajë 725 milionë dollarë për të mbyllur një çështje gjyqësore lidhur me skandalin e rrjedhjes së të dhënave Cambridge Analytica.
Gjiganti i medias sociale akuzohej se ka lejuar palë të treta, përfshirë firmën Britanike në fjalë, të aksesojë të dhënat personale të përdoruesve.
Shuma e paguar është më e larta e një padie gjyqësore lidhur me privatësinë. Meta, e cila nuk pranoi fajësinë, tha se kishte ndryshuar qasjen e saj ndaj privatësisë në tre vitet e fundit.
Padia u bë në emër të përdoruesve të Facebook të dhënat personale të të cilëve janë aksesuar nga palë të treta pa dijeninë e tyre.
Grumbullimi i të dhënave personale të Facebook nga aplikacione të palëve të treta ishte në qendër të skandalit të privatësisë së Cambridge Analytica në 2018-ën.
Firma e konsoluencës punoi për fushatën e suksesshme presidenciale të Donald Trump në 2016-ën dhe përdori të dhënat personale të miliona përdoruesve Amerikanë të Facebook për të arritur votuesit Amerikanë.
Facebook besonte se afro 87 milionë përdorues janë ekspozuar. Në 2019-ën Facebook pranoi të paguajë 5 miliardë dollarë gjobë autoriteteve Amerikane pas një hetimi nga Komisioni Federal Tregtar. /PCWorld Albanian