Erdogan: Ronaldo, viktimë e politikave në kupën e botës!

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se Cristiano Ronaldo ishte viktimë e politikave gjatë Kupës së Botës në Katar 2022, të cilën lideri i Turqisë e lidhi indirekt me çështjen palestineze

Duke folur para një grupi të rinjsh gjatë një emisioni televiziv turk mbrëmjen e së dielës, Erdogan tha se “për fat të keq Ronaldo u shpërdorua” në Botërorin e fundit, ku Portugalia humbi në çerekfinale kundër Marokut.

“Për fat të keq, ata kanë vendosur një veto politike ndaj tij sepse ai mbron çështjen palestineze.

Aktivizimi i një futbollisti si Ronaldo për vetëm 30 minuta të mbetura në lojë ia prishi psikologjinë dhe ia hoqi energjitë”,-tha Erdogan kur u pyet të krahasonte Ronaldon me Messin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Meta mbyll skandalin Cambridge Analytica me një gjobë 725 milionë dollarëshe

Story i radhës

Lëkundje tërmeti në vend

Të fundit nga