Meta mbyll skandalin Cambridge Analytica me një gjobë 725 milionë dollarëshe

Kompania mëmë e Facebook, Meta, pranoi të paguajë 725 milionë dollarë për të mbyllur një çështje gjyqësore lidhur me skandalin e rrjedhjes së të dhënave Cambridge Analytica.

Gjiganti i medias sociale akuzohej se ka lejuar palë të treta, përfshirë firmën Britanike në fjalë, të aksesojë të dhënat personale të përdoruesve.

Shuma e paguar është më e larta e një padie gjyqësore lidhur me privatësinë. Meta, e cila nuk pranoi fajësinë, tha se kishte ndryshuar qasjen e saj ndaj privatësisë në tre vitet e fundit.

Padia u bë në emër të përdoruesve të Facebook të dhënat personale të të cilëve janë aksesuar nga palë të treta pa dijeninë e tyre.

Grumbullimi i të dhënave personale të Facebook nga aplikacione të palëve të treta ishte në qendër të skandalit të privatësisë së Cambridge Analytica në 2018-ën.

Firma e konsoluencës punoi për fushatën e suksesshme presidenciale të Donald Trump në 2016-ën dhe përdori të dhënat personale të miliona përdoruesve Amerikanë të Facebook për të arritur votuesit Amerikanë.

Facebook besonte se afro 87 milionë përdorues janë ekspozuar. Në 2019-ën Facebook pranoi të paguajë 5 miliardë dollarë gjobë autoriteteve Amerikane pas një hetimi nga Komisioni Federal Tregtar. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Daçiç: Kurti i shmanget çdo marrëveshje që s’ka njohje

Story i radhës

Erdogan: Ronaldo, viktimë e politikave në kupën e botës!

Të fundit nga