Daçiç: Kurti i shmanget çdo marrëveshje që s’ka njohje

Janë dy gjëra të cilave Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shmanget, pretendon ministri serb i jashtëm Ivica Daçiç. “Njëra është formimi i Asociacionit dhe e dyta të mënjanojë çfarëdo marrëveshje që s’ka njohje të Kosovës”, i tha ai televizioni serb “Happy”.

“Qëllimi i çdo gjëje që bën ai është njohja e Kosovës”, tha Daçiç, duke vazhduar të shtojë pretendimin e kahershëm të tij se “për sa kohë Kurti është në pushtet s’do të ketë paqe”.

“Sot, të gjithë kanë harruar, edhe komuniteti ndërkombëtar, se si e tëra ka nisur. Njëherë s’u lejua referendumim, pastaj zgjedhjes, tabelat, taksa. Vazhdimisht krijimi i incidenteve të reja për të parandaluar shkuarjen para, dhe mirremi me zjarre të vjetra”, ka thënë ai.

Daçiç beson se sa i përket njohjeve të reja Kosova nuk ka “asnjë strategji” dhe se, sipa stij, edhe Kosova e kupton këtë.

“Njohja e fundit ishte nga Izraeli. Izraeli nuk ka pasur pse ta bëjë këtë, por pa vetëm interesin e saj. Si një indikator që politika e pranueshmërisë së ndërsjellë e pavarësisë së  tyre në botë është e pasuksesshme”, tha ai.

Daçiç pretendon gjithashtu se gjer më sot rreth 27 shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës, derisa edhe deklaron se ka shtuar angazhimet e tij në fushatën për çnjohje edhe të mëtejme.

Story i mëparshëm

“Si në burgje”/ Olta Gixhari ‘sfidon’ produksionin: Më sillni burrin këtu, po vdes për një…

Story i radhës

Meta mbyll skandalin Cambridge Analytica me një gjobë 725 milionë dollarëshe

Të fundit nga