mesazhi i forte i sejdiut para 18 vitesh ne keshillin e sigurimit te okb se 6a3629f29e872

​Mesazhi i fortë i Sejdiut para 18 vitesh në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

June 20, 2026
1 minut lexim

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu më 20 qershor të vitit 2008, kishte mbajtur një fjalim para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku kishte shfaqur shqetësimin se Serbia kishte promovuar një politikë që udhëheqësit e saj e quajnë “ndarje funksionale” të serbëve nga shqiptarët në Kosovë.

Ai kishte thënë se Serbia ka organizuar zgjedhje gjatë kësaj pranvere për qeveritë ilegale paralele të komunave në territorin e Kosovës por edhe ka dekurajuar serbët etnikë nga pjesëmarrja në qeverinë e Kosovës apo nga raportimi përmes një zinxhiri komandues mutlietnik të policisë.

“Populli i Kosovës me të drejtë është i shqetësuar për këtë kërcënim ndaj sovranitetit tonë. Ne jemi poaq të shqetësuar edhe me mesazhin që politikat e tilla ua përçojnë serbëve në Kosovë.

Sekretari i Përgjithshëm ka propozuar gjithashtu dialog për të diskutuar aranzhmane të mundshme praktike për të adresuar kërcënimet ndaj stabilitetit. Ne jemi të hapur për këtë dialog”, kishte thënë Sejdiu.

Sejdiu gjatë këtij fjalimi ishte fokusuar te shpallja e pavarësisë në përputhshmëri me rekomandimet e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari, njohjet e pavarësisë, që në atë kohë ishin 43, miratimin e 40 ligjeve në Kuvend, hyrjen në fuqi të Kushtetutës dhe fundin e periudhës së administrimit të OKB-së në Kosovë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kaia gerber prezanton per here te pare piercing un ne bark pozon me te brendshme per fushaten e re 6a35d71e1a1f1
Lajmi i mëparshëm

Kaia Gerber prezanton për herë të parë piercing-un në bark, pozon me të brendshme për fushatën e re

mot i qendrueshem dhe temperatura te larta parashikimi per kete te shtune 6a362a4fbdfe2
Lajmi i radhës

Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta, parashikimi për këtë të shtunë

Të fundit nga

​Sot Dita Botërore e Refugjatëve

Dita Botërore e Refugjatëve është një ditë ndërkombëtare e caktuar nga Kombet e Bashkuara për të nderuar refugjatët në të gjithë botën. Dita Botërore e Refugjatëve shënohet çdo 20 qershor dhe hedh
ShkoLartë