Botimi i një teksti nga kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ngjalli shumë reagime, kryesisht ata nga që në mënyrë direkte apo indirekte janë përgjegjës për gjendjen në vend. ”Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, është teksti i publikuar së fundmi nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovë nën kryesimin e Akademik Mehmet Krajës, i cili është edhe Kryetar i këtij institucioni.
Në një tekst prej 39 faqesh, flitet për rolin e ish-pushteteve në Kosovë, duke i akuzuar ato për keqqeverisje, korrupsion e krim. Pjesë e saj padyshim është edhe ish-presidenti Hashim Thaçi, duke e akuzuar se e ka futur ndarjen e Kosovës në agjendë për ta shpëtuar veten nga Gjykata Speciale.
Në analizën e ASHAK-ut flitet edhe për Serbinë, Kishën Ortodokse, BE-në, Planin e Ahtisaarit, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Edi Ramën, Vetëvendosjen, Ali Ahmetin, BIK-un, Turqinë, fundamentalizmin islamik, Gjykatën Speciale e shumë çështje të tjera. S’do mend se kur ngihet një gjë që prek disa individë do të ketë reagime të mëdha, nga ajo pjesë e analfabetëve funksional që nuk merren me përmbajtjen e saj, në vend të saj hedhin akuza ndaj personit që e ka publikuar një dokument të tillë.
Të gjithë ata që kundërshtojnë akademik Krajën nuk kanë asnjë element bazik për të hedhur poshtë akuzat e tij. Më thoni cilat nga ato që përmenden në tekst janë të pavërteta?. Krim, korrupsion ka pasur në Kosovë dhe këtë e di e gjithë bota, të gjithë organizmat ndërkombëtar e kanë theksuar një gjë të tillë, s’ka asnjë dyshim për këtë. Se ka pasur tendencë për ndarje të Kosovës as këtë nuk e mohon askush, gjë e konfirmuar edhe nga ish diplomat të njohur nga SHBA, duke spikatur Hahsimin-Ramën dhe Vuçiqin në rolin e indkatorëve. S’ka dyshim se këtë janë bërë nga Hahsimi për të shpëtuar nga Gjykata Speciale, s’do të kishte asnjë arsye tjetër, këto gjëra është guxim dhe detyrim të thuhen.
Nuk mund të jetë akademik dikush që shkon pas turmës, pas militantëve, akademik i vërtetë është ai që e thotë të vërtetën. Mehmet kraja shquhet për guximin për t’i thënë gjërat hapur, njeri i ditur, vizionar. Mehmet Kraja s’duhet të gjykohet si person, s’ka rëndësi teksti a ka dalë me miratimin e të gjithë anëtarëve apo jo të Akademisë, rëndësi ka përmbajtja e tekstit të vlerësohet pa anim, me kokë të ftohtë dhe pastaj të gjykohet, jo nën efektin e militanizmit të bien edhe disa që e quajnë vetën akademikë dhe të thonë distancohem.
Është e turpshme me ra nën ndikimin e kujtdo që kurrë një lider nuk e lexon në jetën e tij. Shoqëria ka nevojë për njerëz të guximshëm, të ditur dhe vizionar, vetëm e vërteta i mbijeton kohës, ata që janë tifoz të dikujt e që llomotisin janë si era që kalojnë, ajo që mbetet është vetëm e vërteta. Mehmet Kraja ka thënë një gjë të vërtetë të ditur nga të gjithë, vetëm disa miop ende besojnë në përralla më Baba-dimër.