Rusia do të bëjë gjithçka që fqinjët e saj të mos përdorin armë bërthamore, për shembull në Ukrainë, tha të martën zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse Dmitry Medvedev.
“Ne do të bëjmë gjithçka për të parandaluar përdorimin e armëve bërthamore tek fqinjët tanë armiqësorë. Për shembull, në Ukrainën naziste, e cila sot kontrollohet drejtpërdrejt nga vendet e NATO-s”, shkruan ish-presidenti dhe kryeministri i Federatës Ruse në kanalin e tij Telegram.
Sipas tij, Rusia ka të drejtë të përdorë armë bërthamore, nëse është e nevojshme, sipas doktrinës bërthamore.
Ai shtoi se ky paralajmërim nuk është bllof.