Media serbe nuk e përmend…: Gruaja e një shqiptarit nga Mitrovica fitoi medaljen e parë të artë

February 11, 2022
1 minut lexim

Lara Gut – Behrami ka arritur medaljen e dytë olimpike në Pekin!

Skiatorja zvicerane është nuse e Kosovës, e martuar me futbollistin e mirënjohur Valon Behrami.

Media serbe “Espreso” nuk ka mundur në asnjë formë nga neveria të përmend emrin e Kosovës, por ka shkruar se gruaja është e një shqiptarit nga Mitrovica.  

“Skiatorja zvicerane Lara Gut-Behrami fitoi sot medaljen e artë në supersllallomin e madh në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.

Gut-Behrami arriti medaljen e parë të artë olimpike me rezultat 1:13.51 minuta.

Skiatorja 30-vjeçare ka gjithashtu dy medalje të bronzta në koleksionin e saj, në lëshim në Socchi (2014) dhe sllallomin e madh që u mbajt të hënën.

Ajo është gruaja e futbollistit zviceran Valon Behrami, i lindur në Mitrovicë”, shkruan mes të tjera ky medium serb.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kur të shihni buqetën e Lori Hoxhës nuk do ju hyjnë kurrë në sy tufa të tjera lulesh

Story i radhës

Analisti i njohur zbulon arsyen pse Basha votoi pro vettingut

Të fundit nga

ShkoLartë