Analisti i njohur zbulon arsyen pse Basha votoi pro vettingut

I ftuar në një intervistë televizive, analisti Plator Nesturi ka folur për situatën politike në vend, votën pro zgjatjeve të organeve të Vettingut dhe zgjedhjet e pjesshme lokale të “6 marsit”.

Nesturi gjatë fjalës së tij, theksoi se vota e PD-së PRO Vetingut ishte e pritshme pasi sipas tij Bashës këtë periudhë i intereson mbështetja sa më e madhe e ndërkombëtarëve. Gjithashtu analisti theksoi se në zgjedhjet e 6 marsit do të fitojnë kandidatët e PS-së pasi PD-ja është e përçarë dhe opozita është në garë mes vetes se kush merr më shumë vota nga anëtarët dhe militantët demokratë.

“Nuk ka arsyetim tjetër që mund të ndodhte ndryshe edhe nga PD. Në politikën shqiptare ndodhe që dukesh sikur je kundër, sikur ke qëndrim të ashpër por që në vetvete dihet shumë mirë dhe vendimi nuk përbënte surprizë për të dhënë votën pro. Kjo i heq lustrën që politikanët shqiptarë mundohen ti veshin në vetvete, kanë hequr dorë nga kultura e dialogut politik që është normale në të gjitha vendet e tjera perëndimore dhe politikë. Votimi i PD ishte i qartë prej kohësh që do të votonte pro.

Dikur Basha dhe PD deklaronte se Vetingu është i kapur – Prandaj e thashë që këtu ka qenë gjithmonë shembulli bëj sikur je kundër apo bëj sikur je i ashpër. Ato deklarata që PD po i vuan sot të paktën moralisht edhe tek elektorali i vet, PD është nga një retorikë që duhet të hiqet dorë. Një votë e PD-së do të ishte më e domosdoshme kur Bashës i kërkohet nga ndërkombëtarëve. Vetë Basha ka një nevojë shumë të madhe të përkrahjes ndërkombëtare. Ndryshe nga Rama, Basha ka qenë më i interesuar për të votuar.

6 marsi – Për zgjedhjet lokale të pjesshme më shumë do të marrë vëmendje si do të renditen dy palët e PD-së në garë që do të jetë mes tyre. PS e ka marrë me sportivitet, këto zgjedhje nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe. Përfaqësuesit e PS duket që janë lojtarë rezervë dhe nuk i kanë kushtuar shumë rëndësi. Kriza qenka më e thellë seç duket, dhe kjo garë do të jetë mes vendit të dytë dhe të tretë kurse në vendin e parë do të jetë PS sepse nuk ka konkurrencë jo për meritë të saj. Në këtë garë do të jetë një përballje midis gjelave në PD, vota do të kërkohet tek anëtarësia dhe militantët”, tha Nesturi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Media serbe nuk e përmend…: Gruaja e një shqiptarit nga Mitrovica fitoi medaljen e parë të artë

Story i radhës

Për katër ditë, 17 personave në Prizren u konfiskohet patentë shoferi

Të fundit nga