Media kroate çuditet me Granit Xhakën, rrezikon dënim të madh

min lexim

Në ditën e sotme shumë media brenda dhe jashtë kanë shkruar për rastin e Granit Xhakës, i cili po hetohet për një karton të verdhë. 

Media kroate “Veçernjlist” çuditet me futbollistin nga Kosova, Granit Xhakën, kapiten i Arsenalit. 

“Kapiteni i Arsenalit dhe ekipit kombëtar të futbollit të Zvicrës, Granit Xhaka është nën hetim zyrtar për trukime ndeshjesh, ka konfirmuar Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).

Xhaka është nën hetim për një ndeshje të xhiros së 18-të të Premier Leagues angleze në të cilën u takuan Arsenali dhe Leeds. Gjegjësisht, në atë ndeshje në minutën e 86-të, me rezultatin 4:1 për Arsenalin, zvicerani hezitoi në mënyrë jo karakteristike gjatë goditjes së lirë. 

Gjatë ndeshjes është regjistruar (në bast) një pagesë prej 65 mijë funtesh që Xhaka do të marrë një karton të verdhë dhe bastevënësja ka fituar 250 mijë funte.

Rasti më i fundit i një natyre të ngjashme, në të cilin lojtari u ndëshkua përfundimisht, është ai i Bradley Wood i Lincoln City, i cili u  dënua për gjashtë vjet për mos të luajtur futboll për shkak të një situate shumë të ngjashme dhe një kartoni të verdhë të qëllimshëm.

Duke qenë se ky rast është më i madh, Xhaka me gjasë do të përballet me një dënim edhe më të madh në rast fajësie”, shkruan mes të tjera media kroate.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Të jesh një introvert me talentet e tua të fshehura!

Story i radhës

Spiropali i përgjigjet komenteve negative për ndërrimin e 3 kostumeve në Kiev: Ishte akt higjene, ishim 24 orë në tren

Të fundit nga