media iraniane 12 mije persona te vrare gjate protestave 6966520297b9e

Media iraniane: 12 mijë persona të vrarë gjatë protestave

January 13, 2026
1 minut lexim

Bordi editorial i Iran International ka vlerësuar se të paktën 12,000 njerëz u vranë në shtypjen e dhunshme të protestave në Iran, të cilat sipas medias në fjalë ndodhën kryesisht gjatë dy netëve radhazi, të enjten dhe të premten, më 8 dhe 9 janar.



Mediat a huaja shkruajnë se nëse këto shifra konfirmohen, kjo do të ishte masakra më e madhe në historinë moderne të Iranit.

Bordi editorial i Iran International pretendon ka shqyrtuar informacionin e marrë nga një burim pranë Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, dy burime në Zyrën Presidenciale, raporte nga disa burime brenda Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike në qytetet Mashhad, Kermanshah dhe Isfahan, rrëfime të dëshmitarëve okularë dhe familjeve të viktimave, raporte në terren, të dhëna të lidhura me qendrat mjekësore dhe informacione të ofruara nga mjekë dhe infermierë në qytete të ndryshme.

Sipas informacionit të mbledhur nga Iran International, viktimat u vranë kryesisht nga forcat e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike dhe Basij. Shumë prej të vrarëve ishin të rinj nën moshën 30 vjeç.

Informacioni i marrë nga Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare dhe Zyra Presidenciale tregon se vrasjet u kryen me urdhër të drejtpërdrejtë të Ali Khameneit, me dijeninë dhe miratimin e qartë të krerëve të të tre degëve të qeverisë, dhe me një urdhër për të përdorur armë zjarri të lëshuara nga Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

barinjte nuk pranojne te evakuohen duan te qendrojne me lopet ne zonen e permbytur 696650d37f454
Lajmi i mëparshëm

Barinjtë nuk pranojnë të evakuohen, duan të qëndrojnë me lopët në zonën e përmbytur

ja ku ka perfunduar asfalti ne dobroshec te drenasit 696652efa71ba
Lajmi i radhës

Ja ku ka përfunduar asfalti në Dobroshec të Drenasit

Të fundit nga

KQZ merr vendim të rinumërohen 914 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të shkojnë në rinumërim 914 vendvotime nga procesi i parakohshëm zgjedhor i 28 dhjetorit për shkak të mospërputhjes së votave të kandidatëve të subjekteve politike.
ShkoLartë