Me ujë të ftohtë apo të ngrohtë? Cila është mënyra e duhur për larjen e duarve

March 23, 2022
1 minut lexim

Larja e duarve me ujë të ftohtë largon të njëjtën sasi mikrobesh si larja me ujë të nxehtë, sipas një studimi të ri të vogël amerikan.

Studiuesit, të udhëhequr nga profesori Donald Schaffner i Universitetit Rutgers në Neë Jersey dhe të botuar në Journal of Food Protection, testuan 21 vullnetarë, duart e të cilëve ishin të ekspozuar ndaj sasive të mëdha të baktereve të padëmshme Escherichia coli. Pjesëmarrësit lanë duart me ujë në temperatura të ndryshme (15, 26 dhe 38 gradë Celsius) dhe me sasi të ndryshme sapuni (gjysmë, një dhe dy ml). Uji i nxehtë dhe i ftohtë është zbuluar se kanë të njëjtin efektivitet kundër mikrobeve.

Gjithashtu, nuk duket se ka ndonjë ndryshim në varësi të sasisë së sapunit të përdorur, madje edhe një larje duarsh prej dhjetë sekondash është mjaft efektive.

“Studimi ynë tregon se për sa i përket efikasitetit, temperatura e ujit të përdorur nuk luan një rol të rëndësishëm”, tha Schaffner.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vieira dhe Rooney bëhen pjesë e “Hall of Fame” të Premier Ligës

Story i radhës

Rusia nuk i kursen fëmijët, dy të vrarë nga granatimet në një bllok banesash

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë