Vieira dhe Rooney bëhen pjesë e “Hall of Fame” të Premier Ligës

Legjenda e Manchester United dhe Everton Wayne Rooney dhe kapiteni legjendar i Arsenalit Patrick Vieira janë bërë sot pjesë e “Hall of Fame” të Premier Ligës angleze.

“Hall of Fame” njeh aftësitë fantastike dhe talentin e një individuali i cili ka qenë pjesë e Premier Ligës që nga fillimi i saj në vitin 1992.

Rooney dhe Vieira janë dy ish-lojtarët e parë që futen në këtë listë në vitin 2022, ndërsa përmes një votimi publik që do të hapet më vonë për të vendosur se cilët do të jenë gjashtë individët e tjerë që do t’i bashkohen listës prej 25 ish-lojtarëve.

Rooney i bashkohet këtij grupi si golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Premier Ligës, ku në 491 paraqitje ka arritur të regjistrojë 208 gola dhe 103 asistime.

Në anën tjetër, Vieira ishte një prezencë kolosale në mesfushën e Arsenalit nga viti 1996 deri në vitin 2005, duke regjistruar 31 gola dhe 34 asistime në 307 paraqitje të Premier Ligës, ndërsa ka fituar titullin e ligës plot tre herë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjykata Kushtetuese sot mban seancë, do të shqyrtojë dy nisma

Story i radhës

Me ujë të ftohtë apo të ngrohtë? Cila është mënyra e duhur për larjen e duarve

Të fundit nga