Me sulmet ndaj Memli Krasniqit, a po tenton Baton Haxhiu ta bëjë Gent Cakajn kryetar të PDK-së?

July 20, 2022
min lexim

Ka shumë kohë që nuk është më aktiv në jetën poliyike. Genti Cakaj, për shumë njerëz figurë e panjohur, arriti në krye të diplomacisë shqiptare. Mbase për dike po, por jo edhe për mua, që e prisja realisht të ndodhte një gjë e tillë.

Ndonëse emërimi ishte i papritur, nuk ishte e rastësishme, dhe aspak befasuese që Gent Cakaj pati dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Jashtëm në Shqipëri.

Faktikisht Genti një djalë i ri, i shkolluar jashtë dhe s’mund të themi se nuk është i ditur, por fatkeqësisht Genti ishte vegël në duart e Baton Haxhiut dhe Hashim Thaçit për qëllimet e tyre. Qëllimet e tyre datonin që nga projekti i tyre famëkeq për ndarje të Kosovës, dhe u gjet Genti një vegël për tu shërbyer interesave të tyre.

Jo kot presidenti Meta nuk e kishte dekretuar, andaj edhe Genti ishte vetëm ushtrues detyre. Meqenëse projekti i tyre dështoi, fatmirësisht, tanimë po luhet loja tjetër.

Para pak kohësh në Opinion të Blendi Feziut, Baton Haxhiu deklaroi se komunikon me Hashimin edhe nga burgu. Nuk duhet të jesh shumë i zgjuar për të kuptuar se Batoni tëntonte të lozte potezin e radhës në lojën e shahut.

Duke parë që PDK po hynte zgjedhjet që po afrohen futet si kurrë më parë pa kryetarin e saj historik dhe atë aktual, dhe me imazhin përtokë, nga frika e debaklit Baton Haxhiu si shpëtimtar e mori  Gentin nga Edit për t’i bërë nder Hashimit, respektivisht partisë që ai e krijoi.

Duke lexuar mesazhin e të rinjve se mjaft figura të konsumuara tanimë e 20 vjet, PDK tenton të mashtroi të rinjtë me një kryetar nga mosha të ri, por jo nga ideja.

Genti nuk përfaqëson asgjë të tijën personale përderisa ka pranuar të jetë vegël e Batonit, Hashimit dhe Edi Ramës.

Në tentativat e tyre për të veshur me fasadë shtëpinë e vjetër, PDK po tenton të hedh hi syve të qytetarëve. Nga frika se një gjë e tillë do të ndodh me të vërtetë, Batoni është munduar që ta servoi Gentin te partia e Hashimit, për ta faktorizuar atë në Kosovë. Batoni gjithnjë ka lozur në prapaskena, me njerëz të cilët i ka përdorur për qëllimet të tija.

Me të vërtetë është për të ardhur keq që njerëz të rinj, lejojnë vetën të përdorën nga prapaskena vetëm për një pozitë.

Pavarësisht se tentativa e tija nuk funksionoi duke e bërë Gentin kryetar të PDK, megjithatë  populli e dinte se kush qëndron pas tij, dhe se Genti do të ishte kukull në duart e Batonit dhe Hashimit.

Por, edhe ky që është tani kryetar, është kukull në duart e të tjerëve.Batoni po e sulmon kryetarin aktual të PDK, e sonte Gentin ta kishte aty për ta aktivizuar për sume ndaj Albinit çdo herë kur të merrte urdhërin e Baronit.

Akoma më shumë ta përdorte për promovim të projektit ruso-serb “Open Ballkan”. Mbase Genti po rri në hije me Batonin për t’i bërë vrndin Grntit të merr drejtimin e PDK-së.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kur zhvillohet derbi i madh Shkëndija – FC Shkupi?

Story i radhës

Hakerët përgatisin jailbreak për iOS 15

Të fundit nga

ShkoLartë