Forcat e Armatosura të Ukrainës, kanë arritur të rrëzojnë edhe një aeroplan tjetër të ushtrisë ruse në qytetin Bakhmut në rajonin e Donetskut.
Bëhet fjalë për modelin Su-35S që godit nga raketat e sistemit të avancuar raketor NASAMS, nga e cila nuk arriti që të shpëtojë piloti.
Në videon amatore shihet aeroplani rus i përfshirë nga zjarri, dhe duke rënë pingul me shpejtësi të madhe, duke mos i dhënë fare mundësi pilotit që të katapultohet.
Me marrjen e sistemit të avancuar raketor NASAMS të mbrojtjes kundërajrore, ukrainasit do ta kenë më të lehtë rrëzimin e aeroplanëve, dronë dhe raketave ruse.
Kujtojmë që ukrainasit që nga fillimi i kundërofensivës i kanë shkaktuar humbje të mëdha forcave pushtuese, si një njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.
Kjo e detyroi presidentin rus Vladimir Putin që të kërkoj nga Irani dërgimin e dronëve kamikazë, me të cilët po gjuan rrjetin energjetike të Ukrainës.