Më shumë thashetheme bëjnë gratë apo burrat? Studimi e thotë qartë

July 21, 2022
1 minut lexim

Gratë bëjnë më shumë thashetheme se burrat? Në fakt jo. Një studim i bërë së fundmi ka treguar të kundërtën.

Një e pesta e atyre që janë pyetur në një studim në Angli kanë deklaruar që shpenzojnë të paktën tri orë në ditë duke bërë thashetheme, më së shumti në punë, me temë koleget femra dhe ata që do ngrihen në detyrë. Një në dhjetë burra kanë qejf të merren me fjalë për persona të tjerë, krahasuar me 4% të grave, ndërkohë që më shumë burra sesa gra janë përgjegjës për hapjen e thashethemeve, sipas studimit.

Gati 55% të meshkujve kanë thënë që kanë bërë thashetheme në punë krahasuar me 46% të grave, top temat e të cilave  janë familjarët, seritë e preferuara në televizor, ish-shokët dhe shoqet e shkollës, gafat e veshjeve dhe fqinjët. Për burrat temat më të “nxehta” janë ish-shokët e shkollës, pastaj vajza më “sexy” në punë, rritjet në detyrë, rrogat dhe në fund e dashura e re e mikut të ngushtë.

Për thashethemet në shtëpi, 17% e burrave tregojnë që janë më shumë të interesuar për biseda shtrati sesa seks dhe për femrat vetëm 10% për të njëjtat tema.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Baerbock: Vetëm propagandë e re nga Rusia

Story i radhës

Kryeministri Rama flet për sulmin kibernetik: Nuk janë hakera të zakonshëm, do presim dhe pak për të përcaktuar shtetin

Të fundit nga

ShkoLartë