Më shumë se 20 anëtarë të ekuipazhit të një anijeje inxhinierike me gjithsej 30 persona janë zhdukur pas mbytjes së anijes në ujërat e Hong Kongut gjatë stuhisë tropikale Chaba, thanë autoritetet.
Disa nga anëtarët e ekuipazhit janë larguar nga anija, e cila u nda në gjysmë, por kushtet e rënda atmosferike po pengojnë përpjekjet e shpëtimit.
Tre anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan.
Kurse operacionet e kërkim-shpëtimit për të tjerët vazhdojnë rreth 300 kilometra në jugperëndim të Hong Kongut, njoftoi shërbimi i aviacionit të qytetit, raporton Reuters.