Numri i njerëzve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar që kanë regjistruar interesin e tyre për strehimin e refugjatëve ukrainas, përmes skemës “Homes for Ukraine”, ka arritur tani në 122 mijë e 305.
Kjo sipas shifrave të fundit.
Pasi numri arriti në 100 mijë, Boris Johnson falënderoi “të gjithë ata që kanë ofruar ndihmën e tyre deri më tani”.
Afro 3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që kur forcat ruse pushtuan pothuajse tre javë më parë këtë vend, thuhet sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë.