Me shkas… Festimi i 1 Majit

May 1, 2022
min lexim

Dita e Punës – 1 Maji, shënohet që nga viti 1866 dhe ky manifestim lidhet ngushtë me protestat e përgjakshme të mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, të cilët kërkonin më shumë të drejta.

Në Republikën e Kosovës për fat të keq, nga mos përmbushja e premtimeve politike për të drejtat e punëtorëve në punë, rregullimi me ligj dhe zbatimi i tyre në praktikë, situata e të drejtave të punëtorëve, po bëhet gjithnji e më alarmante.

Dallimi mes klasave të varfëra dhe të pasura po bëhet shumë më i madh. Dallimet janë rritur aq shumë saqë Kosova është shtet rekord në territorin e Evropës për numrin e të papunëve.

Mungesa e kontratave të punës, mos respektimi i tyre, puna me orar të tej-zgjatur, pagat e ulta, rregullimi dhe garantimi i pagës minimale, pastaj siguria jo e duhur në punë, janë problemet kryesore me të cilat përballen çdo ditë mijëra punëtorë gjithandej vendit.

Qytetarët kosovarë vazhdojnë të mos gëzojnë sigurime shëndetësore. Ligji për sigurime shëndetësore edhe pse është miratuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2014, por, në fakt nuk është zbatuar asnjëherë për askënd.

Festa e 1 majit Kosovën e gjen në një gjendje ku në masë të madhe nuk respektohen të drejtat e punëtorëve. Më të prekurit janë punonjësit e sektorit privat, por shkelje shënohen edhe në sektorin shtetëror.

Shumica dërmuese e atyre që po quhen punëtorë esencialë, janë punonjës të shërbimeve, të keqpaguar dhe pa sigurime shëndetësore.

Gati gjysma e popullsisë e aftë për punë është e papunë fal paaftësisë së qeverisjës për krijimin e vendeve të reja të punës. Nuk ka një ardhmëri të qartë të njerëzve, se çka i pret në të ardhmen dhe se a do të hapen vende të reja të punës në të ardhmen, në kohën kur kemi një rënie të optimizmit ekonomik, politik dhe social në përgjithësi në Kosovë.

Politikat e ndjekura deri me sot kanë krijuar një atmosferë disfavorizuese që u duhet shumë mund e djersë për të qarë hallet e klasës punëtore. Për fat të keq edhe ata që janë të punësuar sot komandohen nga politika. I pushojnë dhe i vendosin në punë sipas kursit të ndryshimit të Qeverive.

Partitë politike në pushtet përdorin kompanitë shtetërore për të punësuar “punonjësit e tyre, aktivistët dhe votuesit që e kanë dhënë votën për ta“.

Më së keqi është gjendja në sektorin privat, ata nuk kanë kurrfarë të drejta dhe mbrojtje. Mendoj se, punëtorët në vend të heshtjes, të luftojnë për të drejtat e tyre dhe për ditën e 1 Majit, në vend se të shkojnë në pikniqe, duhet të organizohen më mirë dhe të dalin në marshe protestuese deri në realizimin e të drejtave të tyre.

Sindikalistët në Kosovë kanë nevojë për rilindje, liderët e sindikalistëve në vend se të luftojnë për zbatimin e Ligjit për të drejtat e punëtorëve, ata vazhdojnë të jenë puthadorë të pushtetit.

Por edhe pse në këtë gjendje të keqe, punëtorët janë të vetëm në betejën e tyre për të përmirësuar gjendjen. Sindikatat e blera nga qeveria nuk i mbrojnë interesat e punëtorëve. Një masë e madhe e punonjësve punojnë në të zezë.

Kjo gjendje duhet patjetër ndryshar.

Qytetarët e Kosovës janë të lodhur nga protestat boshe, ata duan punë, ata duan siguri, ata duan drejtësi dhe përkrahjen e duhur të shtetit. E jo vazhdimisht të abuzojnë hapur me lirinë dhe të drejtat e punëtorëve në marrëdhëniet e punës dhe karrierë.

Kjo gjendje duhet patjetër ndryshuar.

Gëzuar ditën e punëtorëve!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zelensky u kërkon rusëve të tërhiqen nga lufta në Ukrainë

Story i radhës

Pendarovski: Të luftojmë për valorizim të vërtetë të secilit punëtor

Të fundit nga

ShkoLartë