Zelensky u kërkon rusëve të tërhiqen nga lufta në Ukrainë

Në video-fjalimin e tij gjatë mesnatës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli në rusisht për t’u kërkuar trupave ruse të mos luftojnë në Ukrainë, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Zelensky tha se edhe gjeneralët e Moskës presin që mijëra trupa të tyre të vdesin. Ai tha se Rusia kishte humbur më shumë se 23,000 ushtarë në atë që ai e përshkroi si një “luftë të pakuptimtë”.

Gjithashtu, presidenti ukrainas akuzoi Moskën për rekrutimin e ushtarëve të rinj “me pak motivim dhe pak përvojë luftarake”, në mënyrë që njësitë e shkatërruara në fillim të luftës të mund të hidhen përsëri në betejë.

“Çdo ushtar rus ende mund të shpëtojë jetën e tij”, tha Zelensky. “Është më mirë për ju të mbijetoni në Rusi sesa të vdisni në tokën tonë.”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përplasja e bujshme publike/ Avokati i Bleona Qeretit paralajmëron Evi Kokalarin: Ndalo shpifjet, ose shihemi në gjyq!

Story i radhës

Me shkas… Festimi i 1 Majit

Të fundit nga