Me fjalët tjera të etikës dhe estetikës së njohur gjermane dhe asaj italiane…

February 6, 2022
min lexim

“Anton! Aq shumë më ke nervozuar saqe, po ta kisha revolen me vete, do të vrisja!” – do ngutej dikur një kolegu i tij mistrec ose malicioz- para Anton Pashkut të Madh, i cili nuk pajtohej me qëndrimet e larta profesionale dhe metaestetike të Anton Paashkut.

Përderisa, Anton Pashku do i injoronte fjalët e pamatura te “kolegut” me gjakftohtesi, elegance dhe idiference te larte intelektuale dhe profesionale, duke i thënë: “A e ke me leje, a pa leje atë revole?!” 

Duke mos iu dhënë kurrfarë rëndësie fjalëve dhe nervozes së kolegut mistrec, kompleksiv, malicioz, prepotent, cinik, injorant, intrigant, megaloman, prepotent, komplotist, konspirativ ose dekonspirativist. Si dhe duke mos e ngacmuar ose provokuar më asgjë.

Njerëzit e Mëdhënjë si Anton Pashku-janë edhe autor, edhe protagonistit të jetes dhe veprës së tyre. 

Thonë se burrin, popullin (kombin) dhe shtetin, me tepër i ruajnë dhe shquajnë fjalët e matura, urtësia dhe mençuria, se sa fjalët e nxehëta, rutina, ngutia etj.

Se këndejmi, përdorimi më i bukur i fjalëve, nganjëherë të duken hosteni, metafora,  humori, elokuenca ose heshtja, nëse nuk keni asgjë të mençur, konkrete ose relevante për të shkruar ose për të thënë.

E sidomos në kulturë, informim, politikë të lartë ose diplomaci.

Heshtja dhe buzëqeshja, janë dy fjalë ose arte të fuqishme në jetën ose përditëshmerinë tonë: Buzëqeshja është arti ose menyra për të zgjidhur ose tejkaluar shumë sfida ose probleme të ndryshme objektive dhe subjektive, ndërsa heshtja për t’i shmangur ose injoruar ato. 

Apo, “mos koleksiononi dhe fiksoni gjëra të kota ose fare boshe! Zgjidhni dhe koleksiononi çaste dhe momente të këndshme në jetën tuaj…Fytyrën dhe sytë e bukur, trupin dhe shpirtin e dashur të atyre që i doni (duani) mëse shumëti…Flegërat e buzëve së bashku me buzëqeshjet që shpërthejnë në një çast ose moment kulminant. (Claudia Marangoni)

Sipas dialektikës jetësore ose filozofisë së njohur gjermane dhe asaj italiane, ne jemi vetëm një grusht ëndërrash ose iluzionesh aty dhe atëherë kur jetën, kohën, vitët dhe ditët tona, i kalojmë fare bosh. 

Të parët që erdhën dhe morën aq sa munden; ishin artarët ose argjentarët. Dhe, unë isha i kënaqur; sepse po vidhnin. Pastaj erdhën dhe morën hebrenjtë ose cifutët: Heshta, sepse më ishin antipatikë. Pastaj erdhën dhe morën pedofilët dhe homoseksualët, u ndjeva i lehtësuar dhe relaksuar, sepse ishin të besditshëm dhe patologjik. Me vonë, erdhën e morën komunistët dhe unë nuk u thashë prap asgjë, sepse vet nuk isha komunist. Një ditë erdhën të më merrnin edhe mua, aty ku nuk kishte mbetur më askush për t´i  ngopur ose plotësuar epshët dhe orekset e tyre. ( Berthold Brecht)

Nuk ishte aspak e lehtë të jetoje dhe veproje dikur nën sundimin, diktatin, monopolin ose mbretërine absolute të atyre “zotërave” ose ‘perëndive të pakurorëzuar’ të tokës, detit dhe qiellit….E sidomos atëherë kur prehëshin fatët dhe tabelat e ligjëve së bashku me gjeografinë ose “gjeometrinë e stisur” të varrit ose natës së fundit mbi tokë.

Aty dhe atëherë pra, kur shtrihej qafa e atyre, përposhtë të së cilës, prehëshin ose këputëshin kokat e mençura, krenare dhe kryengritëse të kombit dhe atdheut.

Se këndejmi, psikologët e specializuar dhe kompetent në fushat e njohura të psikologjisë kognitive ose analitike, janë të mendimit se personat ose individët e ndryshëm me koficient ose më një nivel të ultë të inteligjencës, nuk mund të jenë të suksesshëm dhe produktiv në aspektin e njohur të profesionit, karrierës, edukimit ose rrethit të gjithëmbarëshëm shoqëror ose qytetar. 

Gjithashtu është dëshmuar shkencërisht se personat ose individët e mesipërm me edukatë, kulturë dhe intelegjencë të ultë, e kanë mëse të vështirë të jetojnë të lumtur ose të kënaqur me vetvetèn e tyre, si dhe me të tjerët

Pse (përse) ndodhë kjo? 

Kjo ndodhë në radhë të parë për faktin e njohur sipas të cilit: njerëzit e paditur ose jointeligjentë, e kanë një “tendencë mizore” ose “misterioze” për të gjykuar ose paragjykuar së tepërmi çdo njeri (person) si dhe çdo aspekt të jetës së tyre dhe të tjerëve. 

Ata rrallëherë i shohin njerezit, figurat, personalitet, ngjarjet, zhvillimët ose situatat e ndryshme shoqërore (qytetare), fetare, kulturore, politike, diplomatike etj.., ashtu siç janë… Me tone, ngjyra ose simbole të preferuara pozitive dhe optimiste.

Sepse, ata i “studiojnë” dhe “analizojnë” ato me epshe, instikte, emocione, fobi, paranoja të ndryshme, urrejtje ose xhelozi, derisa të gjejnë diçka jo të mirë, jofunksionale, joekuivalente, jovalide, jorelevante, jopozitive ose jooptimiste në to.

U mor vesh vesh se mendimi iracional ose negativ, fobia, paranoja, urrjejta dhe xhelozia e tepërt ndaj dikujt, nganjëherë janë pengesë e madhe për shëndetin e gjithëmbarëshëm shpirtëror, emocional, mental ose psikologjik të personit ose individit. 

Prandaj edhe ekziston fraza ose metafora e njohur se “cinizmi, injoranca dhe padituria nganjëherë ndoshta janë shpëtim dhe lumturi për ata që kanë probleme shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike) etj.
 Pa të keq !

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Me një njësi zgjedhore humbin shqiptarët?!

Story i radhës

Dasma shndërrohet në arenë boksi, përdoren grushtet e karriget

Të fundit nga

ShkoLartë