me dinin te vdkur por une jam i gjalle ermali kerkon shtepine vellai nuk me ka lene asgje 6a5d0e15707d2

“Më dinin të vd*kur, por unë jam i gjallë”, Ermali kërkon shtëpinë: Vëllai nuk më ka lënë asgjë

July 19, 2026
1 minut lexim

“Më dinin të vdekur, por unë jam i gjallë. Jam këtu për të marrë gjithçka  çfarë më takon mua”, kështu është shprehur Ermali në insertin e tij prezantues në rubrikën “Shihemi në Gjyq” te “E Diela Shqiptare”.

Ai ka sjellë në një ballafaqim të ashpër nënën e tij, pasi e akuzon se ajo bashkë me djalin e madh i kanë marrë apartamentin.

Ermali thotë se familjarët e kishin konsideruar të humbur dhe se, pas kthimit në Shqipëri, nuk gjeti më as shtëpinë dhe as sendet e tij, duke kërkuar tani të marrë atë që, sipas tij, i takon me të drejtë.

“Në vitin 2007 unë kam emigruar në Itali dhe pas shumë viteve jam kthyer në Shqipëri. Jam kthyer në vitin 2019, pa ardhur asnjëherë në shtëpinë time. Unë kam lënë një apartament ku jam rritur me nënë dhe babain tim. Por, unë kam lënë nënën time në shtëpi, kur kam ardhur në vitin 2019, asnjë gjë nuk e gjeta ashtu sikurse e kisha lënë.

Në vitin 2013 ka firmosur nëna ime bashkë me vëllain tim më kanë apartamentin ku unë jam rritur me djersën e babait tim. Nuk ia lejoj asnjërit. Unë jam fëmijë i vogël dhe kam kontribut sikurse e di nëna ime dhe vëllezërit e mi, pavarësisht jetës sime. Sepse unë e kam pasur jetën të ndërlikur, për shkak të vetes sime. Këta kanë kujtuar që unë nuk vij më.

Nuk vjen më Ermali se ka probleme në Itali. I kanë bërë vetë këta këto planet, nëna ime me vëllain, sepse unë nuk di asnjë gjë. Unë kam sjellë shumë gjëra nga Italia dhe nuk kam gjetur asnjë gjë. Unë kam ardhur nga Italia në Rinas, më ka sjellë policia me pranga, vetëm me shapka. Unë asnjë s’kam. Çfarë kam sjellë unë, mi kanë marrë të gjitha”, tha Ermali.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

341 femije jashte cerdheve ne kumanove 6a5cf78e664dc
Lajmi i mëparshëm

341 fëmijë jashtë çerdheve në Kumanovë

humbja e enrik mehmetit kreu i klsh ishte simbol i perkushtimit vlere per vendin 6a5d0e8fab57a
Lajmi i radhës

Humbja e Enrik Mehmetit/ Kreu i KLSH: Ishte simbol i përkushtimit, vlerë për vendin

Të fundit nga

ShkoLartë