Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, ka folur së fundmi për jetën e saj profesionale dhe personale.
E ftuar në emisionin “Një kafe me Labin”, artistja është pyetur se me cilin nga kolegët e saj nuk flet më sot e kësaj dite.
Teksa nuk ka nguruar të përgjigjet, Aurela u shpreh se nuk ka një të tillë dhe nuk e zbuloi se më kë nga ata nuk mban raporte miqësore por që në përgjithësi shkon mirë me të gjithë.
Artistja shtoi se në raste ku ka pasur keqkuptime, me karakterin që ka i thotë gjërat në sy dhe nëse nuk mban inat është një njeri që fal.
“Nuk kam kolegë që nuk flas. Mbase nuk kam shoqëri apo raporte miqësore me disa, por me kolegët që kam punuar jam shumë mirë me të gjithë. Ka pasur momente që i kam treguar vendin, apo keqkuptime të vogla, po unë jam nga ato natyra që ta them në sy, por nuk mbaj inat, fal”, u shpreh Gaçe.
Rikujtojmë se disa javë më parë këngëtarja zbuloi për ndjekësit momentin më të vështirë që iu është dashur të kalojë ndonjëherë: rreziku për të humbur përgjithmonë zërin e saj.
Pas kësaj deklarate, në media u krijua një zhurmë e madhe duke keqinterpretuar fjalët e këngëtares, sikur do të tërhiqej përgjithmonë nga muzika. Së fundmi, e ftuar në “Goca dhe Gra” Aurela ka folur sërish rreth kësaj ngjarje. Ajo u shpreh se ishte diçka normale dhe i ka ndodhur edhe më parë.
“Nuk e kuptova pse e kthyen në këtë formë. Unë dola dhe u fola njerëzve që kishin blerë bileta. Kam punuar shumë dhe mjekja më tha se kam një lodhje siç lodhesh kur ecën dhe nuk e vazhdon ecjen dhe qetësohesh. Se më ka ndodhur edhe më parë dh kam qëndruar 3 muaj pauzë. 6-10 ditë mu desh të qetësoheshin kodat. Kaq,”-u shpreh këngëtarja.