Libani planifikon të riatdhesojë 15 mijë refugjatë çdo muaj në Siri

Ministri libanez i të zhvendosurve, Issam Sharafeddine, ka njoftuar se Libani planifikon të kthejë në Siri 15 mijë refugjatë sirianë për çdo muaj.

“Është e papranueshme që refugjatët sirianë të mos kthehen në vendin e tyre pas përfundimit të luftës atje”, tha Sharafeddine në një konferencë për media pas takimit të tij në Bejrut me presidentin Michel Aoun.

Sharafeddine shtoi se “shteti sirian zgjat dorën e tij për bashkëpunim në këtë dosje”.

Ministri libanez tha se i bëri propozime drejtorit rajonal të Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR), Ayaki Ito, për kthimin e refugjatëve, përfshirë formimin e një komiteti trepalësh me Sirinë dhe UNHCR-në.

Ai gjithashtu foli për një plan katërpalësh me Turqinë, Irakun dhe Jordaninë për kthimin e refugjatëve sirianë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Numri i refugjatëve sirianë që banojnë në Liban është afër 1.5 milionë, prej të cilëve rreth 900 mijë janë të regjistruar në UNHCR.

Shumica e refugjatëve vuajnë nga kushtet e vështira të jetesës, veçanërisht me përkeqësimin e krizës ekonomike libaneze nga njëra anë dhe krizës ekonomike globale nga ana tjetër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tre gjëra në shtëpi që na shkaktojnë stres pa e kuptuar

Story i radhës

Me cilët nga kolegët nuk flet? Aurela Gaçe jep përgjigjen e papritur: I kam treguar vendin, jam nga ato natyra që…

Të fundit nga