Tare mund të ketë sezonin e fundit si drejtor i Lacios

Igli Tare ka një “jetë” i lidhur me Lacion, si futbollist e drejtues. Në të vërtetë ai bëri më shumë se një dekadë si drejtor sportiv i klubit të njohur italian, por edhe për sa kohë do ta vazhdojë këtë? Pikëpyetjes duket se i ka ardhur fundi, pasi mediat italiane flasin për një “divorc” të pashmangshëm dhe Tare me shumë gjasë do të qëndrojë edhe një vit në pozicionin aktual tek klubi italian dhe në përfundim të kontratës në fund të sezonit tjetër do të mund të largohet. Dikur për të interesohej Interi, që e donte si drejtor sportiv.

Atje ka shkuar prej një viti edhe trajneri Simone Inzagi, që njihet si mik i Tares. Mbetet të shihet se çfarë vendimesh do të merren deri në fund të sezonit tjetër, por pas 13 vjetësh si drejtor i Lacios, nga prilli i vitit 2009, duket se Igli Tares i ka ardhur fundi i rrugës si drejtor sportiv i një prej klubeve më të njohur italiane. Ndoshta kalimi në një tjetër klub italian është i mundur dhe Interi mund të jetë opsion, por nuk përjashtohet mundësia edhe e një klubi tjetër.

Çfarë thonë mediat italiane?

Mediat konfirmojnë pikërisht këtë fakt, që mes Tares dhe Lacios gjërat po shkojnë drejt mbylljes. Sezoni 2022/2023 mund të jetë edhe i fundit për Igli Taren si drejtor sportiv i Lacios, raportoi të hënën “Il Messaggero”.

Mediumet në Itali kanë raportuar për prishje të raporteve në mes të Tares dhe presidentit, Klaudio Lotito. Lotito nuk është ndarë i kënaqur me menaxhimin e afatit kalimtar të janarit, ndërsa nuk ka zhvillime pozitive për klubin as gjatë këtij afati kalimtar. Tifozët e Lacios nuk janë të kënaqur me lëvizjet në klub.

Presidenti 60-vjeçar i Lacios e ka afruar ish-drejtorin sportiv të Salernitanës, Angelo Fabianon, që fillimisht do të punojë si koordinator i ekipit të rinjve dhe të futbollisteve. Tare me Lacion ka kontratë edhe një vit dhe gjasat janë të vogla që të mbetet edhe më gjatë pjesë e klubit nga Roma.

Në të vërtetë bisedimet për përtëritjen e kontratës nuk kanë vazhduar dhe sipas medias në fjalë vështirë se do të nisë një proces përtëritje të marrëveshjes, por këtë edicion diçka nuk ka shkuar mirë në raportet mes Tares e klubit. Madje, në jo pak raste Tare është parë të jetë nervoz. Duket se klubi nuk i është përgjigjur blerjeve që ka kërkuar shqiptari në treg në funksion të grupit. Jo vetëm kaq, por edhe çështja e shqiptarit Strakosha mund të ketë ndikim sadopak në këtë histori. Strakosha po bën çmos të largohet nga lacialët dhe këtë ia ka rekomanduar edhe ish-trajneri i Kombëtares kuqezi, Xhani de Biazi.

Vlerësimet për Taren

Ndryshe nga ky sezon kur Tare nuk është ndjerë shumë tek Lacio, vitet e shkuara ai ishte protagonist me lëvizjet e tij në treg. Madje mediat italiane dy vite më parë i dhanë atij çmimin e drejtorit sportiv më të mirë në Itali, çmim që e fitoi në bazë të lëvizjeve mbresëlënëse që kishte bërë në treg për të sjellë tek lacialët lojtarë me çmim të lirë e që klubi i kishte shitur shumë herë më shtrenjtë. Por pas largimit të trajnerit Inzagi dhe ardhjes së trajnerit Mauricio Sarri gjërat për Taren janë përkeqësuar sepse vetë trajneri disa herë në media ka deklaruar “ose unë, ose Tare”. Pra ka diçka që nuk shkon në këtë histori.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Me cilët nga kolegët nuk flet? Aurela Gaçe jep përgjigjen e papritur: I kam treguar vendin, jam nga ato natyra që…

Story i radhës

​17 tipare që punëdhënësit i kërkojnë tek kandidatët

Të fundit nga