me arme pa leje me vete arrestohet ne durres nipi i lefter kokes 6aa53cb5a34b3

Me armë pa leje me vete, arrestohet në Durrës nipi i Lefter Kokës

September 12, 2026
1 minut lexim

Policia ka arrestuar një 30-vjeçar në Durrës, pasi dyshohet se qarkullonte i armatosur dhe mbante armë zjarri pa leje. I arrestuari është Haki Koka, nipi i ish-ministrit Lefter Koka.

Sipas Policisë, Haki Koka u kap në flagrancë në një apartament me qira në lagjen nr. 11 në Durrës.

Gjatë kontrollit, në çantën e tij marsup u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë, së bashku me municion luftarak.

Në momentin e ndërhyrjes, në apartament ndodhej edhe një 28-vjeçare, e cila është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

carl patsch arkeologu dhe historiani austriak qe studioi shqiperine dhe iliret 6aa53c4f534d1
Lajmi i mëparshëm

Carl Patsch, arkeologu dhe historiani austriak që studioi Shqipërinë dhe ilirët

mitsotakis macron ne paris ne fokus interkonjeksioni elektrik greqi qipro 6aa53d10aa1a1
Lajmi i radhës

Mitsotakis-Macron në Paris, në fokus interkonjeksioni elektrik Greqi-Qipro

Të fundit nga

ShkoLartë