carl patsch arkeologu dhe historiani austriak qe studioi shqiperine dhe iliret 6aa53c4f534d1

Carl Patsch, arkeologu dhe historiani austriak që studioi Shqipërinë dhe ilirët

September 12, 2026
1 minut lexim

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot në 158 vjetorin e lindjes Carl Patsch, arkeologun dhe historianin austriak që studioi Shqipërinë dhe ilirët.

I lindur më 12 shtator 1868, Paç drejtoi për disa vite Muzeun Krahinor të Bosnjë-Hercegovinës dhe Institutin për Hulumtime Ballkanike në Sarajevë, në vitin 1921 u vendos në Vjenë, ku vijoi veprimtarinë akademike si profesor në Universitetin e Vjenës.

Studimet e tij të gjera mbi Bosnjë-Hercegovinën, një trevë e banuar në lashtësi nga ilirët, e shtynë Paçin ta zgjeronte interesin shkencor edhe drejt Shqipërisë. Në serinë e botimeve të Institutit të Sarajevës, nën kujdesin e tij, u botuan një sërë veprash mbi gjeografinë, etnografinë dhe folklorin e Shqipërisë, ndër to edhe punime të autorëve shqiptarë.

Rezultatet e kërkimeve të tij arkeologjike dhe etnografike në terren, së bashku me përshkrimet e vendgjetjeve dhe monumenteve të krahinave të Vlorës, Beratit, Apolonisë, Bylisit, Orikut dhe Amantias, Paçi i botoi në veprën “Das Sandschak Berat in Albanien” (“Sanxhaku i Beratit në Shqipëri”), botuar në Vjenë më 1904.

Gjatë viteve 1922–1924, ai u angazhua në Shqipëri në ngritjen e muzeut të parë kombëtar.

Patsch botoi gjithashtu në gjuhën shqipe veprat “Ilirët” dhe “Gjendja ekonomike e kulturore e Shqipnisë në kohën e kalueme”, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në studimin e Shqipërisë dhe të ilirëve.

Carl Patsch u nda nga jeta më 21 shkurt 1945, në Vjenë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tragjedi prane aeroportit te shkupit babai dhe djali humbin jeten ne aksident 6aa525add5ca2
Lajmi i mëparshëm

Tragjedi pranë Aeroportit të Shkupit: Babai dhe djali humbin jetën në aksident

me arme pa leje me vete arrestohet ne durres nipi i lefter kokes 6aa53cb5a34b3
Lajmi i radhës

Me armë pa leje me vete, arrestohet në Durrës nipi i Lefter Kokës

Të fundit nga

ShkoLartë