Ajo ka pushtuar skenat në të gjithë Evropën në turneun e saj ‘Future Nostalgia’. Dhe Dua Lipa e shfrytëzoi sa më shumë kohën në Itali teksa shijoi një akullore në Firence. Këngëtarja 26 vjeçare dukej yll e bukur e veshur me një mini-fund dhe xhaketë sportive ngjyrë krem .
Dua nxori në pak barkun e tonifikuar duke zgjedhur të lidhte xhaketën me një buton të veçantë dhe e shoqëroi vveshjen me një palë vathë në formë piruni. Ajo mbante një çantë të vogël rozë me tema dhe një palë taka stiletto të zeza.
Dua Lipa
Për të kompletuar look-un e saj, krijuesja e shumë hiteve i kishte kapur flokët e saj brune në një topuz elegant dhe të çrregullt me një makeup natyral. Ajo është fotografuar me miqtë e saj teksa shijojnë nga një akullore si gjithë njerëzit e tjerë. Epo, Dua e ka vërtetuar disa herë se i pëlqen jeta e thjesht dhe jo ekstravagante prej VIP-i.
Dua Lipa
Më herët, këngëtarja shkëlqeu në skenë ndërsa performoi hitet e saj në ‘Halle Tony Garnier’. Këngëtarja e ‘Hotter Than Hell’ u shfaq me një body ngjyrë argjendi. Në pjesën e bustit veshja kapej me disa kapse.
Dua në Firence
Në një moment tjetër gjatë koncertit të saj, ylli i muzikës pop veshi kostumin e saj të turit, jupsuitin rozë. Koncerti dhe dalja e saj e fundit vijnë pasi fansat në Milano u bënë dëshmitarë të një incidenti ku Dua u rrëzua teksa performonte në skenë.
Dua Lipa