mbyllet tubimi para kryeministrise protestuesit nisin marshimin rrugeve te tiranes 6a2b11b2c08e2

Mbyllet tubimi para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin rrugëve të Tiranës

June 11, 2026
1 minut lexim

Protestuesit kanë mbyllur tubimin para kryeministrisë dhe kanë nisur marrshmin e përnatshëm nëpër rrugët e Tiranës. Pas fjalimeve të qytetarëve të ndryshëm, protestuesit janë larguar nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit për marshuar rrugëve të Tiranës dhe më pas për t’u rikthyer sërish para godinës së kryeministrisë.

Marshimi në rrugët e Tiranës shoqërohet me thirrjet tashmë të kthyera në refren të protestës; “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në Burg”, “Shqipëria e shqiptarëve” dhe “Nesër më shumë”.

Vlen të theksohet se edhe sot kreativiteti është kthyer në armën më të fortë të protestuesve. Me meme, satirë, ironi dhe pankarta që po bëhen virale në rrjetet sociale, qytetarët po i japin lëvizjes një identitet krejt ndryshe nga protestat tradicionale të 35 viteve të fundit.

Ndryshe nga protestat klasike të partive politike, ku dominonin flamujt, militantët dhe sloganet e gatshme, kjo protestë po ndërton identitetin e saj përmes humorit, ironisë dhe memeve që godasin drejtpërdrejt pushtetin politik.

Në shesh janë shfaqur dhjetëra pankarta që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke u kthyer në simbol të revoltës qytetare.

Kujtojmë se edhe mediat ndërkombëtare kanë transmetuar “live” protestën në Tiranë. E veçanta e protestave qytetare është se ato janë krejtësisht paqësore dhe nuk është regjistruar asnjë incident.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kqz publikon rezultatet e fundit mbi 271 mije vota per vetevendosjen 6a2b1135bb039
Lajmi i mëparshëm

KQZ publikon rezultatet e fundit: Mbi 271 mijë vota për Vetëvendosjen

trump anulon sulmet ndaj iranit pas kercenimit per goditje shume te forta 6a2b1212ed174
Lajmi i radhës

Trump anulon sulmet ndaj Iranit pas kërcënimit për goditje “shumë të forta”

Të fundit nga

ShkoLartë