Në rrugën rajonale Dibër – Mavrovë, pjesa Dibër-Zirovnicë, afër fshatit Kosovrati i poshtëm është rihapur një gropë gjigante. Vrima e shembur në rrugë, është në të njëjtin vend ku është shfaqur disa herë, por këtë herë me përmasa më të mëdha.
Qarkullimi rrugor po zhvillohet në një korsi, punonjësit për mirëmbajtjen e autostradave dhe rrugët rajonale, e kanë mbushur me rërë gropën.
Për shkak të reshjeve të dendura të këtyre ditëve, në këtë, si dhe në rrugët Dibër-Strugë, Melnicki Most-Qendër Zhupë, si dhe rrugën për në fshatrat e Rekës së Vogël, ka rrëshqitje të dheut.
Prandaj, rekomandohet kujdess dhe respektimin e rreptë të sinjalistikës rrugore.